VIDEO/ Australia shpreson tek mrekullia, i merr një pikë Danimarkës

180

Danimarka nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e dytë të Grupit C, përballë Australisë. Në “Cosmos Arena” takimi nisi praktikisht me gol për nordikët që pas 7 minutash lojë arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të yllit të skuadrës Cristian Eriksen. Reagimi i australianëve erdhi vetëm në minutën e 37-të, ku pasi fituan një 11 metërsh, e shndërroi në gol Jedinak, duke i dërguar dy skuadra drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin e barabartë 1-1.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbylet pjesa e parë:  Është mbyllur pjesa e parë e takimit Danimarkë-Australi. Një 45 minutësh që dhuroi mjaft emocione, ku nuk munguan dhe golat, nga një për secilën skuadër. Takimi nisi furishëm nga danezët që pas vetëm 7 minutash lojë kaluan në avnatazh me anë të Eriksen. Reagimi i Australianëve erdhi vetën në minutën e 37-të, ku pasi fituan një 11 metërsh, e nshndërroi në gol Jedinak, duke i dërgua dy skuadra drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin e barabartë 1-1.

37′ Poulsen shkakton nje ndehyrje te gabuar ne zone. “VAR” vendos per penallti qe e merr persiper Jedinak dhe barazon shifrat

 

7′ Kombinim i mire mes Jorgensen dhe Eriksen, me kete te fundit qe nuk fal, duke kaluar ne avantazh Danimarken

 

1′ Nis takimi

Formacionet zyrtare: