Tre “Tenorët” e Akhmat Gronzi, bashkë në Romë për vizitë te Roshi

511
Sigal

Ka disa ditë që mesfushori i Kombëtares sonë, Odise Roshi, ndodhet në kushte spitalore në Romë, pas operimit që kreu në gju. Me Ahmat Grozni gjërat po shkonin mirë për këtë sezon, pasi ai po luante rregullisht, por ky dëmtim e ndali, dhe tanimë duhet të qëndrojë për disa muaj jashtë fushës. Për t’ia lehtësuar disi dhimbjen e dëmtimit, dje Bernard Berisha dhe Bekim Balaj e kanë surprizuar Roshin, teksa kanë zbarkuar për një vizitë në Romë. Dje ai mori lajmin e mirë, pasi Grozni fitoi në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës. Gjithsesi, operacioni ka shkuar mirë e tanimë Roshi po mendon rikuperimin.