Ancelotti: Premier League kampionati më i bukur, në Itali ka shumë dhunë!

54

Te Napoli ishte një eksperiencë e bukur, por nëse duhet të zgjidhja një kampionat është Premier League për atmosferën që është këtu”. Pas eksperiencave te Chelsea, PSG, Real, Bayern dhe Napoli, dhjetorin e vitit të kaluar Ancelotti vendosi që t’i thonte “po” Evertonit.

“Kisha një mundësi shumë të mirë që të shkoja tek Everton, është një klub me shumë histori dhe traditë fantastike. Do të tentojmë që të bëjmë më të mirën tonë nëse do të rinisim pas emergjencës. Është më argëtuese që të drejtosh në Premier League, ka më pak presion nga ana e tifozëve. Atmosfera në Angli është më e mirë.

U riktheva në Itali pas 9 vitesh dhe nuk kishte ndryshuar shumë, presioni ishte i njëjtë, mes tifozëve ka dhunë. Futbolli italian po provon që të ndryshojë, por nuk është e thjeshtë që të ndryshosh kulturën e një vendi ku ka ende dhunë. Në Angi, të paktën në stadium, ka më shumë respekt”, deklaroi Ancelotti në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”.