Trajneri serb: Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar, por vijmë për fitore

472
Në konferencën e dhënë për mediat, pas vendosjes në Hotel Rogner, delegacioni i kombëtares serbe vlerësoi përfaqësuesen kuqezi, ndërsa deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore. “Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai. Ndërkohë, kapiteni Oliver Ivanoviç, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi impaktin e parë në Tiranë, tha se ishte i vetëdijshëm që ndeshja i kalon caqet e futbollit.
Sigal