Tevez po martohej, por hajdutët i vjedhin shtëpinë

450
Sigal

Dasma e madhe e Carlos
Tevez me Vanessa Mansilla ishte spektakolare. Por, nuk pati një fund të lumtur.
Të dielën pasdite, ditën e fundit të dasmës që zgjati tre ditë, hajdutët kanë
hyrë në shtëpinë e Apashit.

Si ç’raportohet, Tevez
është shumë i mërzitur dhe sapo e mori vesh lajmin porositi një helikopter për
të shkuar nga Carmelo, Uruguai në Buenos Aires. Shtëpia ndodhet në lagjen la
Horqueta të San Isidro dhe mendohet se hajdutët kanë hyrë nëpërmjet një shtëpie
që po ndërtohet e re pranë shtëpisë së tij.

Frazat e tij të
përsëritura se jeta në Argjentinë nuk është aq e lehtë dhe e sigurt me sa duket
kanë ndikuar edhe në vendimin e tij për t’u larguar në Kinë dhe për të vazhduar
karrierën e tij në Azi.

Të gjitha mediat e kanë
bërë të kryer faktin se ai do të luajë në Kinë sezonin tjetër, por vendimi
përfundimtar është i ish-lojtarit të Juventus, një vendim që pritet të merret
brenda kësaj jave.