Ta quajmë, Skënderbeu evropian i Shqipërisë!

587
Nga Moisi DALIPI
OPINION/ Humbja në Zvicër nuk është “dramë”, korçarët hapën një fletë të re në historinë e tyre në Evropë
Skënderbeu humbi dje në Laç, por kjo nuk më pengoi që ta shoh këtë skuadër të madhe tek paraqitja e saj në Evropë për këtë sezon. Në mesjavën e shkuar, në ndeshjen Jang Bojs-Skënderbeu 2-1, u mbyll “aventura” evropiane për Europa Ligë, dhe përtej këtij rezultati, ku mbi 500 tifozë shqiptarë kanë përjetuar emocionet më bukura për kalimin të parët në avantazh të Skënderbeut, si edhe pësimit të dy golave që përmbysën gjithçka, vendi i katërt për skuadrën korçare i ka dhënë fund për ketë edicion evropian dëshirave, hipotezave dhe motivimeve për për të marrë diçka më shumë. Tani është koha e analizave për të menduar diçka më tepër në edicionet e ardhshme evropiane, por nga do që ta kthesh analizën dhe ta lakosh paraqitjen e tij në këtë edicion, ku në 14 ndeshje ka regjistruar 5 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje, togfjalëshi që i shkon më shumë skuadrës korçare është: Skënderbeu evropian i Shqipërisë.

Bilanci historik i ndeshjeve
Para vitit 2012, futbolli shqiptar krenohej me treguesit dhe statistikat që kishin arritur skuadra të tjera: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, Teuta e ndonjë skuadër tjetër, por pikërisht në verën e vitit 2011, në skenën e futbollit evropian u prezantua Skënderbeu i Korçës. Kampionia e re e futbollit shqiptar do ballafaqonte vlerat e saj futbollistike me më të mirët e kontinentit. Fillimi nuk ishte edhe aq i mbarë, sepse në atë edicion të sezonit 2011-2012, që në turin e parë kualifikues për Ligën e Kampioneve, korçarët u eliminuan me 2 humbje: 0-2 dhe 5-0 përballë kampionëve qipriotë, Hapoel e Nikozias. Në edicionin 2012-2013, në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve, Skënderbeu ka përballë me hungarezët e Ferencvarosh, ku regjistroi 1 fitore 1-0 në Korçë, dhe 1 humbje 3-0 në Budapest, ndërsa edicioni evropian 2013-2014 e gjen skuadrën korçare si fituese për të tretin vit radhazi të Titullit Kampion në Kategorinë Superiore, dhe në turin e parë u përballën me azerët e Nefçi të Bakusë. Rezultatet 0-0 në ndeshjen e parë, dhe fitore 1-0 në kohën shtesë, i dhanë Skënderbeut të drejtë që të kalojnë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Përballë Shahktar të Kazakistanit, skuadra korçare humbi 3-0 në ndeshjen e parë, dhe fitorja 3-2 në ndeshjen e dytë, i dha të mundësinë për të luajtur ndeshje kualifikuese në play-off për Evropa Ligë, përballë ekipit ukrainas Çernomorets të Odesës. Penalltitë e eliminuan në këtë sezon, ndërsa në 2014-2015, e vendos që në turin e parë të Ligës së Kampioneve përballë skuadrës bjelloruse BATE Borisov. Me rezultatet 0-0 dhe 1-1, korçarët eliminohen edhe në këtë sezon, ndërsa në kompeticionin e radhës, pasi siguron titullin e pestë radhazi si Kampion i Kategorisë Superiore, Skënderbeu merr përsëri të drejtën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjet e turit parë me Krusander, fiton 4-1 në Korçë dhe humbet 3-2 në ndeshjen e kthimit në Irlandë, duke u kualfikuar në turin tjetër. Në dy ndeshjet me moldavët e Milsamit, Skënderbeu regjistron dy fitore 2-0 në të dyja ndeshjet, duke kaluar në turin play-off. Këtu vihet përballë kroatëve të Dinamo Zagrebit, e cila i fiton të dyja ndeshjet, 2-1 dhe 4-1, por Skënderbeu e ruan të drejtën të zhvillojë ndeshje në grup për Evropa Ligë. Në një grup me Sportig Lisbonë, Beshikash e Lokomotiva Moskë, Skënderbeu shënon këto rezultate: Humbje 5-1 dhe fitore 3-0 me Sportig, dy humbje 1-0 dhe 2-0 me Beshikash, dhe dy humbje 3-0 dhe 2-0 me Lokomotivën e Moskës. Skënderbeu nënkampion i sezonit 2016-2017, rikthehet në edicionet evropiane si pjesëmarrës në ndeshjet e Europa Ligë në edicionin 2017 -2018, dhe në turet eliminatore fiton dy herë, 1-0 dhe 0-5 me skuadrën andoriane të San Hulias, barazon 1-1 dhe fiton 2-0 me Kairat Almati, për të shkuar në një ndeshje dramatike me Mlada Boleslav të Çekisë. Penalltitë e kualifikuan Skënderbeun, ku heroi kësaj ndeshje ishte portieri dhe kapiteni 40 vjeçar, Orges Shehi. Durrsaku priti dhe shënoi nga pika e bardhë, duke u bërë pika e referimit të kualifikimit, ku përballjet kualifikuese për ndeshjet në grupe të Evropa Ligë me Dinamon e Zagrebit (0-0 në Korçë dhe 1-1 në Zagreb), i dhënë të drejtën të jetë pjesë e grupit B, ku luajti gjashtë ndeshje dinjitoze, përpos çdo rezultati. Me 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, në planin e përgjithshëm, Skënderbeu evropian i Shqipërisë si pjesëmarrës gjashtë herë në kompeticionet evropiane për Ligën e Kampioneve dhe për Europa Ligë, është ndeshur me 19 skuadra të ndryshme, ku ka zhvilluar 38 ndeshje me këtë bilanc: 14 fitore, 7 barazime dhe 17 humbje. Por, mjafton ky bilanc historik për t’i zbukuruar portretin Skënderbeut.
Për këtë pjesëmarrje në Evropë, Skënderbeu ka përfituar 4 milionë e 120 mijë euro: 215 mijë euro në turin e parë, 225 mijë euro në turin e dytë, 235 euro në turin e tretë, 245 mije euro në play-off, 2 milionë e 600 mijë euro në grup. Kësisoj, Skënderbeu është klubi i futbollit më i pasur në Shqipëri
Sigal