Muharrem Meko denoncon gjykatësin e lidhur me bandat e Laçit

800
Ish-gazetari i ZP, Muharrem Meko, ka reaguar pas publikimit të emrave për Këshillin e Emërimit në Drejtësi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Meko, ka denoncuar se njëri prej emrave në KED, është pjesëtar i një bande grabitësish Laçianë në Greqi. Ai shprehet se në vitin 1998 kishte penguar emërimin e tij në krye të Gjykatës së një rreth, të cilin ai nuk e bën të ditur. Meko shkruan:

“Në vitin 1998, kur PS sapo kishte ardhur në pushtet, unë ende vazhdoja si gazetar i ZP-së! Rastësisht diku përpara gjykatës, teksa po bashkëbisedoja me një mikun tim, takojmë Përparim Sanxhakun; kishte ardhur për të prezantuar Kryetarin e Gjykatës së Rrethit të Korçës.Të shtyrë edhe prej faktit që në atë kohë, Përparimi gëzonte një emër shumë të respektuar si ish avokat i Fatos Nanos e ftuam për kafe;- e priti me shumë kënaqësi!

Në bisedë e sipër, na thotë se këto ditë do të vinte për të emëruar edhe Kryetarin e Gjykatës së rrethit të………, zotin (……………)! Reagova menjëherë; i thashë se, nëse do ta bënte këtë gjë, do të shkruaja një faqe në ZP… i tregova edhe arsyen! Ishte një histori, sa e hidhur, aq edhe e shëmtuar – zinte fill në shtetin e Greqisë, me protagonist një emigrant nga rrethinat e Korçës dhe një bandë grabitësish, laçiane!” “Policia greke i kishte dorëzuar të dyja palët, pranë autoriteteve shqiptare, duke e shoqëruar ngjarjen me fakte e prova të pakundërshtueshme; Laçianët identifikoheshin si pjesë e një bande grabitësish e kriminelë! Por gjyqtari që tashmë ishte përzgjedhur për Kryetar i Gjykatës së një rrethi, kishte përmbysur gjithçka, në favor të tyre…nën peshën e milionave ryshfet. (!) Mua këtë histori, ma kishte treguar gjatë ditëve të qëndrimit tim në burgun e Korçës, vetë viktima…i dënuar me 5 vjet burg ! “Duhet informuar Presidenti- më tha Përparimi… ai tashmë e ka dekretuar.” Kontaktova me disa deputetë, në mos gaboj edhe me deputetin e atij rrethi, madje edhe me një këshilltar të Presidentit, emri i të cilit sot nuk po më kujtohet !”“Emërimi, u anullua; unë natyrisht që u ndjeva jashtëzakonisht i lehtësuar; kisha bërë detyrën time si qytetar dhe si gazetar, në këtë rast… Sot pas gati 20 vjetësh lexova në ekranet e shumë prej televizioneve të njejtin emër në ekipin e KED (!) Një tmerr i vërtetë, kur ky person edhe pse pas 20 vjetëve është i njëjti e në mos më i keq, në të gjitha pikpamjet, sërish rizgjidhet; por kësaj herë për të përzgjedhur “duart e pastra ” që do të bëjnë drejtësi, në kuadër të Vetingut! Përndryshe: Vetingu në duar të sigurta!” 
Sigal