Superliga/ Flamurtari mposht Tiranën në Vlorë

465
Flamurtari i është larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit me një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës. Bardheblutë dominuan minutat e para duke mbyllur Flamurtarin në gjysmëfushën e vet dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi të njëpasnjëshme, kryesisht me goditjet standarde.
Por, vlonjatët u zgjuan pak nga pak dhe në fundin e pjesës së parë arritën të kalonin në avantazh me anë të Donjet Shkodrës, i cili realizoi një gol mjaft të bukur pas një shpërthimi në krahun e majtë.
Në pjesën e dytë, reagimi i Tiranës ishte i vakët, pasi skuadra e Josës rrallëherë vuri në vështirësi portierin Frashëri. Për më tepër, në momentin kur nevojitej më shumë trysnia para portës kundërshtare, mori një tjetër goditje, pasi Vucaj u ndëshkua me të kuq pas një faulli reagimi ndaj Alvesh, edhe pse mbetet për t’u kuptuar pse edhe sulmuesi vlonjat nuk mori një ndëshkim të ngjashëm. Tre pikët ngjitin Flamurtarin në vendin e 7, në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana tashmë ka 22 pikë dhe humb përsëri hapin e ekipeve të kreut të renditjes.
Sigal