Sfida kundër Bolonjës/ Pioli: Na pret një ndeshje e vështirë ku duhet përqendrimi maksimal

146
Sigal

Milani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës të këtij sezoni ku do të përballet me Bolonjën në “San Siro”.

Përpara sfidës ka folur dhe vetë tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli i cili ka theksuar rëndësinë e sfidës di dhe i është përgjigjur pyetjeve për lojtarët që mund të startojnë sfidën e nesërme.

“Jam i interesuar për mentalitetin e skuadrës, nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet përqendrimi maksimal për të arritur fitoren.

Kam ende disa dilema për ata që mund ta nisin nga minuta e parë, De Ketelere mund të jetë njëri prej tyre sepse me ka treguar shumë kualitet gjatë këtyre ditëve.

Leaon e kam para të qetë merkatoja nuk e shqetëson. As unë nuk e stërvit me idenë që mund ta humbas së shpejti.”, u shpreh Pioli.