SHBA/ Obama, fjalimi i fundit për sigurinë kombëtare

476
Sigal

Presidenti i SHBA
Barack Obama do të mbajë sot fjalimin e tij të fundit për sigurinë kombëtare,
ku do t’u bëjë jehonë politikave të tij kundër terrorizmit për të mbrojtur
amerikanët nga kërcënimet e shumta globale gjatë tetë viteve të tij në detyrë.
Ai do të flasë sot në bazën ajrore MacDill në shtetin juglindor të Floridës.

Sipas Shtëpisë së
Bardhë, Presidenti Obama do të përmendë se administrata e tij ka ndërtuar me
sukses koalicione dhe ka bashkëpunuar me qeveritë e ndryshme për të
neutralizuar grupin Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste pa përdorur në
mënyrë të tepruar forcën ushtarake amerikane.

Zëvendës këshilltari i
sigurisë kombëtare, Ben Rhodes tha se Shtëpia e Bardhë ka ndjekur një politikë
të qëndrueshme, “që përfshin një numër të kufizuar forcash amerikane në
terren.”

Por disa ekspertë të
kundër- terrorizmit thonë se rritja e ISIS-it është një tregues se administrata
Obama nuk reagoi me shpejtësinë e duhur, pavarësisht suksesit të saj në vrasjen
e udhëheqësve kryesorë ekstremistë.