Strakosha spektakolar, media italiane i thur elozhe

150

Thomas Strakosha është duke zhvilluar një sezon tejet pozitiv me skuadrën e Lazios në Serie A.

Portieri shqiptar pas paraqitjes sinjikative kundër Milanit është vlersuar maksimalisht nga media të ndryshme përtej Adriatikut. Portali “sportnews.it” së fundmi i ka kushtuar një shkrim “gardianit” kuqezi. Thomas cilësohet si i pazëvendësueshëm te bardhekaltrit dhe shpesh shpëtimtari i skuadrës falë pritjeve të tij. Më tej ky portal e konsideron Strakoshën si njeriun që nuk humb asnjë minutë dhe statistikat flasin të gjitha në favor të 24-vjeçarit.

3.5 pritje vendimtare për çdo ndeshje, deri më tani ky konsiderohet si bilanci më i mirë për Strakoshën që prej momentit kur ai ka fituar rolin e titullarit. I vetmi problem që evidentohet te gardiani bardhekaltër, sipas këtij portali, mbetet fakti që shqiptari duhet të përmirësohet në lojën me këmbë.

Lazio ka në radhët e saj një portier cilësor, por që ndoshta në një të ardhme jo dhe aq të largët mund t’i sigurojë klubit të ardhura të majme, nëse vendos ta shesë. Për Strakoshën interes kanë shfaqur Tottenham dhe Liverpool në Premier League.