Solidarizim për viktimat , Superiorja rikthehet me shirit të zi dhe heshtje

505
Sigal

Kategoria Superiore rikthehet sot në fushë pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë pak ditë më parë.

Natyrisht që për futbollistët do të jetë e vështirë të përqendrohen të paktën në këtë javë të parë pas tërmetit, teksa pritet që shkallët e stadiumeve të kenë një numër të konsiderueshëm tifozësh duke qenë se shumë klube kanë njoftuar se përfitimet nga biletat do të shkojnë për ndihma.

Sot luhen 3 ndeshje të Superiores, teksa 2 të tjera do të luhen nesër. Ashtu siç ka ndodhur edhe në kampionatet e ndryshme në rajon, edhe në Shqipëri natyrisht që klubet do të solidarizohen me tragjedinë e 26 nëntorit.

Të gjitha ndeshjet do të nisin me një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti teksa, në krah do të kenë edhe nga një shirit të zi.

Java e 14 e Superiores duhej të luhej fundjavën e shkuar por gjendja e rëndë që kaploi Shqipërinë, bëri që të mos flitej më për futboll në Shqipëri. Me rikthimin e futbollit, tashmë synohet që të lihet pas ai kujtim i errët dhe të rinisë gjallëria edhe një herë tjetër në zonat e goditura nga tërmeti.

Ndeshjet:

13:00 Egnatia – Kastrioti

13:00 Korabi – Besëlidhja

13:00 Erzeni – Veleçiku

13:00 Dinamo – Tërbuni

13:00 Burreli – Shkumbini.