Rrufe në qiell të hapur, Nevil Dede braktis Tiranën 15 minuta para startit të sfidës ndaj Laçit.

43
Sigal

Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin  Dede, në zyrën e numrit 1 të bardhebluve.

Pas takimit, Dede ka vendosur të largohet, së bashku me ndihmësin e tij Uku. Mësohet se arsyeja e këtij largimi ka qenë aktivizimi i Kukës si titullar.

Pas largimit të Dedes, Kuka është hequr nga formacioni, ndërkohë në vend të tij është futur Danso. Tirana në sfidën ndaj Laçit, drejtohet nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.

Një largim enigmatik, që pritet të zbardhet në ditët në vijim. Nuk dihet nëse palët kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin ditën e sotme, apo gjakrat do të ulen disi në ditët në vijim.