Shpërthejnë Parisi dhe Arsenali, emocione pa fund në Madrid

541
Sigal

Vazhdon mallkimi i “San Siros” për Milanin. Nuk fiton dot as me Anderlehtin e Besnik Hasit

Ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve prodhuan rezultatet triumfuese, por dhe zhgënjimet e para ta mëdha. Në grupin A, Paris Sën Zhërmeni shkatërroi 4-1 ukrainasit e Dinamos së Kievit (golat nga Ibrahimoviç me penallti, Tiago Silva, Aleks dhe Pastore/ Velozo), duke dëshmuar se paratë e hedhura lumë kanë kuptim në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet. Porto fitoi 2-0 në Kroaci me Dinamon e Zagrebit (Gonzales dhe Defur). Në grupin B fituan ekipet udhëtuese: Monpelje debutoi me humbjen 2-1 me Arsenalin (Behanda me penallti/Podolski dhe Gervinjo), ndërsa Shalke 04 fitoi 2-1 në Athinë me Olimpiakosin e Pierut (Abdoun/ Hovedes dhe Huntelar, ky i fundit humbi dhe një penallti). Në grupin C, Milani dhe Anderhehti barazuan pa gola. Spanjollët e Malagës fituan 3-0 me rusët e Zenitit (dy Isko dhe një Saviola). Në grupin D, të ashtuquajtur i “ferrit”, Reali i Madridit fitoi 3-2 me Mançester Sitin, në një ndeshje shumë emocionuese. Zëvendësuesi Edin Xheko shënoi i pari për Sitin, ndërsa Marselo barazoi për madrilenët. Zëvendësuesi tjetër Kolarov kaloi sërish anglezët, por Benzema barazoi shifrat në 2-2 në “Bernabeu”. Kristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. Borusia e Dortmundit fitoi 1-0 kundër Ajaksit, me golin e Levandovskit, por më parë Humels kishte humbur penallti për gjermanët.

BARCELONA

Pas startit perfekt në Ligën spanjolle – katër fitore, ne po aq ndeshje – me trajnerin Tito Vilanova në bankinë, Barcelona synon ta vazhdojë formën e saj të shkëlqyer edhe në Ligën e Kampioneve në sfidën hapëse të grupit G kundër Spartakut të Moskës. Barça udhëheq kampionatin spanjoll me 12 pikë pas katër ndeshjeve, tetë më shumë se Reali i Madridit, rivali i saj më i madh. Vilanova nuk është i huaj në sukseset e fundit të Barcelonës në kompeticion, pasi ai ka qenë ndihmëstrajner i Pep Guardiolës kur klubi katalanas fitoi kompeticionin në vitet 2009 dhe 2011. Detyra e tij është shumë e lehtë pasi ekipi udhëhiqet nga Lionel Mesi, Çavi Hernandezi dhe Andres Iniesta. Trajneri i Spartakut të Moskës, Unai Emeri, e njeh rivalin e tij, pasi ka drejtuar në Spanjë Valencian dhe Almerian, përpara se të bashkohej me klubi rus.

ÇELSI-JUVE

Katër muaj pas triumfit madhështor në Ligën e Kampioneve, Çelsi do të nisë mbrojtjen e titullit me një dëshirë për t’u bërë ekipi i parë që e fiton atë dy herë rresht. Klubi i miliarderit rus, Roman Abaramoviç, dëshiron të krijojë një dinasti në elitën e futbollit elitar europian. Londinezët do të përballen sot me Juventusin, kampionin e Italisë dhe të Europës në vitet 1985 dhe 1996. Italianët rikthehen në Ligëne Kampioneve pas tri vitesh mungesë. Fitorja 3-1 kundër Xhenoas e rriti në 42 ndeshje pa humbje në Serinë A, duke ruajtur kryesimin ashti si Çelsi në Angli. Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, nuk do të jetë në bankinë, pasi ai është pezulluar nga FIFA dhe Federata Italiane për një periudhë 10-mujore për shkak të fiksimit të ndeshjeve.

_____________________________________________________________________________________

FITUESIT E LIGËS SË KAMPIONËVE

1992-1993

Marsejë-Milan 1-0

1993-1994

Milan-Barcelona 4-0

1994-1995

Ajaks-Milan 1-0

1995-1996

Juventus-Ajaks 1-1 (4:2 pen)

1996-1997

B.Dortmund-Juventus 3-1

1997-1998

Real Madrid-Juventus 1-0

1998-1999

Mançester Jun.-Bajern 2-1

1999-2000

Real-Valencia 3-0

2000-201

Bajern-Valencia 1-1 (5-4 pen.)

2001-2002

Real-B.Leverkuzen 2-1

2002-2003

Milan-Juventus 0-0 (3-2 pen.)

2003-2004

Porto (3:0 kundër Monakos)

2004-2005

Liverpul-Milan 3-3 (3-2 pen.)

2005-2006

Barcelona-Arsenal 2-1

2006-2007

Milan-Liverpul 2-1

2007-2008

Mançester Jun.-Çelsi 1-1 (6-5 pen.)

2008-2009

Barcelona-Mançester Jun. 2-0

2009-2010

Inter-Bajern 2-0

2010-2011

Barcelona-Mançester Jun. 3-1

2011-2012

Bajern-Çelsi 1-1 (3-4 pen.)

KURIOZITETE

Moratët, fituesit babë e bir

Anxhelo Morati dhe Masimo Morati, babë e bir, janë presidentët e vetëm që janë fituar kompeticionin gjatë presidencës së tyre me  të njëjtën skuadër, Interin e Milanos. Anxhelo Morati fitoi me zikaltërit në edicionet 1963-1964 dhe 1964-1965, ndërsa Masimo Morati, presidenti aktual i Interit, fitoi në edicionin 2009-2010. Historia e raportit fitues “babë-bir” vazhdon me lojtarët, që kanë fituar me të njëjtin klub. Manuel Sançiz Martinez (1966) dhe Manuel Sançiz Hontijelo (1998 dhe 2000) i fituan titujt me Realin e Madridit. Çezera Maldini (1963) dhe Paolo Maldini (1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007) fituan me Milanin. Karles Buskests (1992) dhe Serxho Buskets (2009) fituan me Barcelonën.

Trajnerët fitues

Bob Paisleu është trajneri i vetëm që ka fituar tre Kupa të Kampioneve: 1977, 1978 dhe 1981 (të gjitha me Liverpulin). Otmar Hitcfeld, Ernest Hapel dhe Hoze Murinjo janë trajnerët e vetëm që e kanë fituar titullin me dy klube të ndryshme. Hitcfeld e bëri me Borusian e Dortmundit në vitin 1977 dhe Bajernin e Munihut në vitin 2001; Hapel udhëhoqi Fejenordin në vitin 1970 dhe Hamburgun në vitin 1983; Hoze Murinjo e bëri me Porton në vitin 2004 dhe Interin në vitin 2010.

Lojtar-trajner

Vetëm tre persona e kanë fituar Ligën e Kampioneve me të njëjtin klub, fillimisht si lojtar e më pas si trajnerë: Miguel Munjoz i Realit të Madridit e bëri këtë si lojtar në edicionet 1955-1956 dhe 1956-1957, përpara se ta fitonte atë si trajner në edicionet 1959-1960 dhe 1965-1966. Karlo Ançeloti e bëri si lojtar i Milanit në edicionet 1988-1989 dhe 1989-1990, përpara se ta fitonte si trajner në sezonet 2002-2003 dhe 2006-2007. Pep Guardiola i Barcelonës e ka fituar si lojtar në sezonin 1991-1992 dhe si trajner në edicionin 2008-2009.

Lojtarët e rekordeve

Françesko Xhento është i vetmi lojtar që ka qenë pjesë e gjashtë formacioneve fituese së Kupës të Kampioneve, të gjitha të fituara gjatë kohës së tij te Reali i Madridit (1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1966).