Sherret pas ndeshjes, Khabib e McGregor pezullohen me 10 ditë

608
Sigal

Komisioni i Atletikës së Nevadas duket se nuk është aspak i lumtur me Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Si pasojë e veprimeve të tyre gjatë UFC 229, të dy McGregor dhe Nurmagomedov do të marrin me një dënim prej 10 ditësh nga Komisioni.

Pezullimet e tyre mund të zgjasin edhe më shumë si pasojë e investigimeve të organizatës. Pezullimi 10-ditor do të nisë nga 15 tetori. Ndërsa më 24 tetor do të merret vendimi përfundimtar për dy luftëtarët.

Khabib dhe McGregor janë në hetim pas sherrit që degjeneroi pas përfundimit të ndeshjes në kafaz. Pasi mundi irlandezin, Nurmagomedov kërceu jashtë kafazi duke goditur shokun e skuadrës së Conor.

Por ishte dhe Conor që qëlloi me grusht një prej pjesëtarëve të ekipit të rusit Khabib.