Shënoi në fitoren e thellë të Interit, Icardi pranë thyerjes së rekordit të dy ‘yjeve’ zikaltër

469
Inter vërtetoi edhe një herë në ndeshjen që luajti mbrëmë atë që thuhet prej kohësh në media. Kur Icardi dhe Perisic janë në formë është e vështirë për t’i ndalur zikaltërit.
Në përballjen me Cagliari-n Interi mori një fitore të thellë 4-0 që e ngjit përkohësisht në vendin e 3 në “Seria A”. 1 prej golave e realizoi edhe ‘bomberi’ Mauro Icardi, i cili e çoi në 25 numrin e rrjetave këtë sezon, duke barazuar rekordin e tij në një kohë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur.
Dy futbollistët e fundit që kanë shënuar 25 gola në një sezon me fanellën e Interit janë as më pak e as më shumë se Zlatan Ibrahimovic dhe Ronaldo. Me shumë mundësi duke parë numrin e ndeshjeve të mbetura por edhe raportet e 25-vjeçarit me golin rekordet e ‘dy’ yjeve zikaltër do të rezaurohen nga Icardi.
Sigal