Sfida në tribuna, tifozët e Laçit luajnë me historinë

155

Para fillimit të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” është shpalosur një banderolë e madhe nga tifozët laçianë. Aty tregohej një pamje nga filmi “Skënderbeu”,  atë ku heroi kombëtar bënte mundje dore fillimisht me ushtarët e tij e më pas me një bari. “Historinë e dini, ka edhe  më të fortë se Skënderbeu”, kështu shkruhej në atë banderolë të laçianëve në stadium.