Ali Soue merr trofeun: “Këpuca e Artë” dhe 2 mln lekë të vjetra

580
Sigal

Dje, para nisjes së finales të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut “Këpuca e Artë”, golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Atë e fitoi këtë sezon sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue me 21 gola, i cili ka mposhtur në këtë garë  Sindrit Gurin e Kukësit. Sekretari i FSHF, Ilir Shulku, i ka dorëzuar atij trofeun dhe një çek me 2 milionë lek të vjetra.