Ronaldo me golin më të bukur deri më tani në Rusia 2018

156

Cristiano Ronaldo pati një natë magjike në barazimin e Portugalisë kundër Spanjën në ndeshjen e parë të tyre në Grupin B në Kupën e Botës në Rusi.

Në fakt, falë Cristiano Ronaldos Portugalia e fitoi një pikë dhe e shmangi humbjen nga Spanja.

Sulmuesi i Real Madridit realizoi het-trik dhe u shpall lojtari i ndeshjes, por sa i veçantë ishte goli i tij nga goditja e dënimit.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, Ronaldo goditi dhe e la të shtangur De Gean.