Tjetër supersfidë e Ligës së Kampioneve do të luhet në fushë neutrale, një mundësi është stadiumi i Serisë A

189
Sigal

Edhe sfida e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve Atletiko Madrid-Çelsi nuk do të zhvillohet në stadiumin e madrilenëve bardhekuq “Uanda Metropolitano”. Teksa si variante u përmendën stadiumet e Bukureshtit në Rumani dhe Talin në Estoni, media spanjolle “AS” kanë zbuluar një tjetër vendodhje ku mund të zhvillohet ballafaqimi i parë mes Atletikos dhe Çelsit.

Stadiumi “Luixhi Ferraris” në Xhenoa mund të jetë impianti më i mirë për të zhvilluar sfidën anglo-spanjolle. Pritet në ditët e ardhshme të vendoset fati i takimit Atletiko Madrid-Çelsi.  Kujtojmë që UEFA ka vendosur që disa sfida: Lajpcig-Liverpul, Benfika-Arsenal të luhen në fushë neutral për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Britania e Madhe.