OSHEE: Këto zona në Tiranë nesër do të jenë pa energji elektrike

195
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) njofton se rrjeti i tensionit të mesëm 20kV, që furnizon një pjesë të Unazë së RE dhe një pjesë te ish-Fushës së Aviacionit është dëmtuar.

Ky rrjet është dëmtuar nga punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe nga një subjet privat. Për më tepër thuhet edhe se brigadat e OSSH-së janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike.

”Fideri 334, rrjet i tensionit te mesem 20kV, që funizon një pjesë të Unazës së Re dhe një pjesë të ish-Fushës së Aviacionit është dëmtuar nga subjekti Privat që po punon për ndërtimin e Unazës së Madhe. Brigadat e OSSH janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike”.