Librazhd/ Përplaset mjeti me autobuzin, rrezikojnë jetën 25 pasagjerë

609
Sigal

Një mjet tip benz është përplasur me nje autobuz pasditen e kësaj të premte në qytetin e Librazhdit.

Si pasojë e përplasjes është rrezikuar autobuzi me 25 pasagjerë i cili kishte destinacion qytetin e Elbasanit. Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në momentin që autobuzi po dilte nga terminali.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga të rinjte që po udhëtonte në mjetin benz, por pas dërgimit në spitalin e Librazhdit mësohet se ndodhet jashte rrezikut për jetën.

Mësohet se policia në vendngjarje nisi hetimet per shkaqet paraprake të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit benz, stimuluar edhe nga reshjet intensive te shiut që prekën gjatë pasdites qytetin e Librazhdit.