Franca/ Mafia shqiptare drejton trafikun e heroinës

527
Sigal

Gazeta franceze ‘leprogres.fr’ i ka kushtuar një artikull trafikut të drogës në një zonë të Francës dhe rolin e shqiptarëve në këtë trafik të të gjitha llojeve të drogës. Gazeta shkruan se brenda 1 jave janë kapur sasi te konsiderueshme droge.

Pjesë nga shkrimi: Në dy ditë, gjatë tre operacioneve në flagrancë, policia kapi 6 kg kanabis, 1 kg heroinë, 200 tableta ekstazi dhe 40 gram kokainë. Të mërkurën, rreth orës 19:00, policia arrestoi një shqiptar 19-vjeçar, gjatë momentit kur po shiste drogë. Shitja u bë në mes të ditës në lagjen ‘Bellevue’ dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, hetuesit kishin në duart e tyre 1 kilogram heroinë dhe një shumë parash prej 5000 euro. Një konfiskim i rëndësishëm, por nuk është i vetmi. Gjatë dy ditëve ky është rasti i tretë në rajonin e Saint-Etienne në Francë. Pak më herët, gjatë ditë së mërkurë të javës që po mbyllim, policia kishte gjetur më shumë se 200 çanta ekstazi në shtëpinë e një 25-vjeçari. Ai u arrestua rreth orës 3 pasdite, ndërsa pinte duhan me kanabis. Njeriu u vendos në paraburgim. Dhe si kujtesë, të martën, më 13 mars, oficerët e policisë të Brigadës Kriminale gjithashtu gjatë një kontrolli në Montreynaud, në një shtëpi gjetën 30 000 euro dhe një sasi te përzierësve të drogës.

Mafia shqiptare kontrollon trafikun e Heroinës

Pas tregut të heroinës, ndihet prania e fortë e mafias shqiptare. Kështu një i ri shqiptar, 19 vjeçar i dënuar tashmë vendosi të fliste dhe tha tha: “Më është ofruar punë në Francë për të fituar më shumë para. Më çuan në Saint-Etienne në një apartament. Më është dhënë heroina. Dhe pastaj erdhi dikush për të marrë paratë që dërgoheshin direkt shefit në Shqipëri.” Gjykata e dënoi atë me dy vjet burg, dhe me përjashtimi të përhershëm nga territori francez.