Ronaldinjo tregohet i prerë: Mesi nuk është më i miri në histori, por vetëm i epokës së tij

133

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat. I fundit që është përfshirë në këtë temë është Ronaldinjo. Braziliani shprehet se Mesi është më i miri i epokës së tij, por nuk mund të thuhet se është më i miri në historinë e futbollit.

Ish-fantazisti theksoi se pavarësisht arritjeve individuale dhe ekipore të Mesit, sërish nuk mund të harrohen emra të së kaluarës si Maradona, Pele apo Ronaldo. “ Më bëhet qejfi që Mesi mori Topin e Artë sepse është një mik i imi, sepse ka qenë një flamur i Barcelonës.

Nuk dua të bëj krahasime sepse është e vështirë të identifikosh kush është lojtari më i mirë në histori. Në të kaluarën ka qenë edhe Maradona, Pele, Ronaldo. Nuk mund të them se Mesi është më i miri në histori, por ai është më i miri në epokën e tij”, tha Ronaldinjo.