Atletico “harron” të fitojë, ndalet edhe nga Valencia (VIDEO)

448
Sigal

Atletico nuk di të fitojë më. Skuadra e Simeone-s ka marrë barazimin e tretë radhazi në kampionat pasi sfida që ka luajtur në shtëpi kundër Valencia-s është mbyllur me rezultatin 1-1.

Madrilenët kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të transformuar në gol nga Diego Costa në minutën e 36-të. Miqt gjetën golin e barazimit në minutën  e 82-të pas një ekzekutimi mjeshtëror të Parejos nga goditja e dënimit.