Rikthimi i Pogba-s te Juventus nuk është fantazi, ja klauzola që ka në kontratë

138
Ditët e vështira që Paul Pogba po kalon në “Old Traford” kanë bërë shtypin francez të flasë për ide të çmendura në merkato. Sipas “L’Equipe” marrëdhëniet mes Jose Mourinho-s dhe mesfushorit 24-vjeçar janë në ditët më të errëta dhe duke përfituar nga një klauzolë Juventus është gati t’a rikthejë lojtarin në Itali.
Sigurisht, kthimi i tij në Torino do të ishte një sukses i garantuar komercial sepse të ardhurat nga shitja e fanellës së tij do të ishin marramendëse. Të paktën sipas “L’Equipe”, transferimi është më se i mundshëm duke parë se në kontratën e lojtarit ekziston një klauzolë prej 60 milionë eurosh që, nëse do të paguhej nga Juventus, do ta kthente Pogba te bardhezinjtë.
Asgjë nuk dihet me siguri por tifozët e ekipit italian janë tepër të gëzuar, duke ditur që Pogba në 178 ndeshje të luajtura me Juventus ka realizuar 34 gola dhe ka dhënë 43 asiste, mjaft mirë për një mesfushor.
Shtypi anglez flet për një djalosh, i cili është shumë i tërhequr nga jeta e natës dhe pak i përqendruar në fushën e lojës, gjë kjo që ka bërë të çmendet Mourinho-n. Ndërkohë, e kundërta po ndodh me tifozët e Juventusit.