Spektakël dhe rivalitet në gara, 14 rekorde të reja Kombëtare

674
Sigal

Përfundon me sukses Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë. Akademia “Te Stela” fituese për meshkuj e femra. Diana Basho dhe Aleksandër Ngresi më të mirët

Përfundon me 14 rekorde të reja kombëtare Kampionati Kombëtar për Fëmijë deri në moshën 14 vjeç, i zhvilluar më 2-3 korrik 2014,

në pishinën olimpike 50m të hapur me tetë korsi të kompleksit te pishinave “Akuadrom” në kryeqytet. Në kampionat morën pjesë mbi 200 notarë, të cilët përfaqësonin 12 skuadra, përfshirë edhe një ekip nga Kosova (konkurroi jashtë gare). Gara ta forta në pishinë e festë entuziaste në përfundim të aktivitetit. Ekipi më i mirë si për femra ashtu dhe për meshkuj doli Akademia e Notit “Te Stela”: 550 pikë për femra dhe 525 për meshkuj. Fituesve kupën e aktivitetit ua dhuroi Presidenti i Federatës Shqiptare te Notit, z.Agim Çiraku  dhe sekretarja e Përgjithshme, znj. Suela Haxhija. Në vend të dytë për dhe të tretë për femra dolën Tirana (396 pikë) dhe Uilson (126 pikë), ndërsa për meshkuj Tirana (405 pikë) dhe Nobis (283 pikë). Sportistët më të mirë sipas kategorive, në bazë dhe të pikëve FINA të grumbulluara nga garat zhvilluara nga notarët u shpallën: Kategoria A: për femra Diana Basho (Tirana) me 1964 pikë FINA dhe për meshkuj Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming) me 1841 pikë FINA. Kategoria B: për femra Ledia Allaraj (Partizani) me 1547 pikë FINA dhe për meshkuj Bianti Danaj (Shoqata Jon) me 303 pikë FINA. Kategoria C: për femra Sonja Kapedani (Tornado) me 1151 pikë FINA si dhe për meshkuj Laert Selimi (Tirana) me 762 pikë FINA. Rekordet për femra u vendosën nga Sonja Kapedani (Tornado, 3 rekorde); Ledia Allaraj (Partizani, 2 rekorde); Korina Basho (Tirana, 1 rekord) ndërsa për meshkuj nga Bianti Danaj (Jon Vlorë, 2 rekorde); Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming, 2 rekorde), Enea Gjoka (Teuta, 1 rekord), si dhe dy rekorde në stafetë për meshkuj nga Teuta Suimming (4x100m stil i lirë dhe 4×200 stil i lirë). Në Kampionatin Kombëtar për fëmijë morën pjesë notarë nga ekipet: Te Stela, Uilson, Nobis, Partizani, Tirana Suiminig, Shoqata e Sporteve të Ujit (nga qyteti i Tiranës), Teuta Suiming (Durrës), Teuta, Tornado (Durrës), Vllaznia (Shkodër), Shoqata Jon (Vlorë) dhe Tradita-A (Sarandë). Notarët e rinj garojnë sipas tre grupmoshave. Kështu, për meshkuj janë ndarë në kategorinë A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Edhe për femrat janë ndarë në po këto kategori: A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Aktivitetet e organizuara nga Federata e Notit rikthehen me Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet nga 29-30 korrik 2014 në Pishinën Olimpike 50m të “Akuadrom”, si dhe do të vazhdojnë me Kampionatin Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë) në datat 3-4 shtator 2014 (po te pishina olimpike 50m “Akuadrom”). Kalendari sportiv i vitit 2014 mbyllet me Maratonën Kombëtare që, do të zhvillohet në Sarandë më 13 shtator 2014.

RENDITJET EKIPORE

 MESHKUJ

1.Akademia “Te Stela” 525 pikë

2.Tirana 405 pikë

3.Nobis 283 pikë

FEMRA

1.Akademia “Te Stela” 550 pikë

2.Tirana 396 pikë

3.Uilson 126 pikë

MË TË MIRËT

 KATEGORIA A

Meshkuj

Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming) 1841 pikë FINA

Femra

Diana Basho (Tirana)                     1964 pikë FINA

KATEGORIA B

Meshkuj

Bianti Danaj (Shoqata Jon)            303 pikë FINA

Femra

Ledia Allaraj (Partizani)          1547 pikë

KATEGORIA C

Meshkuj

Laert Selimi (Tirana)               762 pikë FINA

Femra

Sonja Kapedani (Tornado)             1151 pikë FINA

REKORDET

 1.Sonja Kapedani (Tornado) në 200 metra stil i lirë me kohën 03.02.03

 2.Sonja Kapedani (Tornado) në 200 metra shpinë me kohën e re 03.04.36. Rezultati i mëparshëm 04.07.82 nga Nikol Rexho e Butrintit.

3. Aleksandër Ngresi (Teuta Suimming) në 400 metra stil i lirë (kategoria A) me kohën 04.36.20. Rezultati i mëparshëm: 4.39.60 i Binald Mahmutit i vitit 2013.

 4. Ledia Allaraj (Partizani) vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09. Rekordi i mëparshëm nga Klea Konoplevia 32.13 (2011)

 5. Teuta Suimming në stafetë 4x100m stil i lirë (kategoria A, meshkuj: Ngresi, Kadiu, Mujali, Berdaku ) vendosi rekord me kohën e re 4.17.56. Rekordi i mëparshëm mbahej nga ekipi i Tiranës me kohën 4.23.20, i vendosur në vitin 2011.

 6. Bianti Danaj i Shoqatës “Jon” Vlorë vendosi rekord në 200m stil i lirë (kategoria B, meshkuj) me kohën 2.28.06, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga notari i Tiranës, Binald Mahmutaj me kohën 2.28.61 (2011).

 7. Aleksandër Ngresi (Teuta Suimming) vendosi një rekord të ri në 200 metra stil i lirë (kategoria A, meshkuj) me kohën e re 2.09.59. Rekordi i vjetër mbahej nga Franc Aleksi i Tiranës me kohën 2.13.60 (viti 2012).

 8. Ekipi i Teuta Suiming në stafetën 4x200m stil i lirë, për kategorinë A me kohën e re 9.26.44.

 9. Korina Basho (Tirana) në 200m flutur, për kategorinë B, me kohën e re 3.51.03 (në këtë garë nuk ka pasur më përpara rekord).

 10. Enea Gjoka (Teuta) në 100 shpinë për kategorinë C, me kohën e re 1.36.33. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Kristi Xhaferi me kohën 1.53.33 (2008).

 11. Bianti Danaj (Jon) vendosi një rekord të ri për kategorinë B në 100m stil i lirë me kohën e re 1.06.76. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Enea Zhupaj me kohën 1.07.61 (2009).

 12. Sonja Kapedani (Torando) në 200m bretkosë (kategoria C, moshat 9-10 vjeç) me kohën e re 3.24.41, duke përmirësuar kohën e mëparshme të saj me 3.34.41.

 13. Ledia Allaraj (Partizani) në 50m flutur me kohën e re 33.58, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Rashel Demko me 36.88 (viti 2010).

 14. Teuta Suiming në stafetën 4x100m stil i lirë (kategoria A, 13-14 vjeç) me kohën e re 9.26.44, rekordi i mëparshëm ishte 9.27.00.

Bianti Danaj, dy rekorde “dhuratë” për ditëlindje

 Bianti Danaj konsiderohet si një nga notarët e rinj më të talentuar që, po nxjerr shkolla vlonjate e notit. Notari i Shoqatës “Jon” Vlorë mbushi 12-vjeç, pikërisht ditën e parë të kampionatit, pra më 2 korrik. Bianti vendosi dy rekorde të rinj në  200m stil i lirë (kategoria B, meshkuj) me kohën 2.28.06, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga notari i Tiranës, Binald Mahmutaj me kohën 2.28.61 (2011) dhe Bianti Danaj (Jon) vendosi një rekord të ri për kategorinë B në 100m stil i lirë me kohën e re 1.06.76. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Enea Zhupaj me kohën 1.07.61 (2009). Vlonjati doli kampion edhe në 50m stil i lirë (30”80) si dhe 400m stil i lirë (5’20”80). Bianti është mësuar me rekorde, boll të kujtojmë se, në Kampionatin Dimëror të zhvilluar më 26-27 prill të këtij viti në pishinën e mbyllur 25-metërshe të Akademisë “Te Stela” ai vendosi tre rekorde të reja në 50m, 100m dhe 200m stil i lirë. “Sigurisht, jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar për rezultatin që arrita garat e stilit të lirë, një nga të preferuarat e mia. Ajo që dëshiroj të vlerësoj është fakti se, kam thyer rekordin që mbahej nga një prej notarëve me të mirë të moshave në vendin tonë, për kategorinë B (11-12 vjeç), Binald Mahmutaj i Tiranës. Më vjen mirë që, i vendosa këto rekorde vetëm një ditë pas kam mbushur 12 vjeç, pra është si një dhuratë për ditëlindje”. Bianti është notar i Shoqatës Jon të Vlorës, me trajner Bashkim Aliraj. “E konsideroj veten me fat që, stërvitem nga një trajner si ai. Ka qenë kampion si notar”.

 Alesia Neziri, një “Federika Pelegrini” në miniaturë

 Alesia Neziri është tepër e pasionuar pas notit. Një kampione e lindur. Mjaft punëtore në stërvitje dhe tepër ambicioze në garë. Gjithmonë kërkon të jetë e para. Dhe 12-vjeçarja ka dalë shpesh herë të dalë kampione në dhjetëra gara. Notarja e Tirana Suimming duket e përkëdhelur nga fati, pasi stërvitet nga trajnerët Arjan Fetishaj, Gloris Nesturi dhe Saimir Neziri, më këtë të fundit që është i ati i saj madje dhe kërkues tepër i rreptë dhe motivues i madh i saj. Në “Kupën e Perspektivës”, të zhvilluar dhjetorin e kaluar ajo fitoi në katër gara, ndërkohë që në Kampionatin Dimëror për Fëmijë (prill 2014), ajo e pa sërish veten në shkallën më të lartë të podiumit. Na Kampionatin Kombëtar për Fëmijë të mbyllur dje (3 korrik 2014), ajo doli kampione kombëtare 100 m stil i lirë 1’10”75; 200 m stil i lirë 2’38”42 dhe 50 m shpinë 37”16. Por, Alesia nuk është nga ato që vetëkënaqet: “Unë jam një notare e re dhe më duhet të punoj shumë në stërvitje, për të arritur rezultate të larta”. Dhe çdo ditë ajo bën kilometra me not, pasi e ka të qartë që sakrificat shpërblehen me rezultate dhe tituj kampion. “Çdo ditë e më shumë e ndjej veten një notare profesioniste, edhe pse jam ende 12 vjeç”. Alesia ka idhujt e saj, amerikanin Najkëll Felps, notarin më shumë medalje olimpike, por edhe kampionen botërore dhe olimpike italianen e Manuela Pelegrini. Nezirit i pëlqejnë sfidat dhe konkurrenca me rivalet, ishte ajo sportistja e dytë më e mirë për kategorinë B, pas Ledia Allarajt, me të cilën e ndanë disa të qindtat e sekondës.

 Ëndrrat e mëdha të Kaltrës së vogël

 Kaltra Meçe është notarja më e vogël në moshë pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar për Fëmijë. “Sirena” e vogël është vetëm 6 vjeç (vitlindja 2008), por vogëlushja noton me një stil të admirueshëm e që vlerësohet jo pak nga specialistët. Kaltra mori pjesë në disa gara me konkurrente më të mëdha në moshë, të paktën katër vjeç më të mëdha. “Kam nisur të notoj qysh fëmijë. Më pëlqen shumë uji. Në të ardhmen dua të bëhem kampione si vëllai im, Klavio Meça, e të thyej rekorde si ai”, – tha “sirena” për gazetën “Telegraf”.

Korina, rekordmenia e familjes Basho

 Notarja e Tiranës, Korina Basho, shkroi emrin e saj në historinë notit shqiptar si sportistja e parë që vendos një rekord në 200m flutur, për kategorinë B me kohën e re 3’51”03. Ajo doli edhe kampione në 200 m bretkosë  me kohën 3’43”38. Mesa duket rivaliteti për trofe është i fortë në familjen Basho, pasi Korina është motra e Diana Bashos, e cila u shpall edhe notarja më e mirë femër për kategorinë A. “Jam shumë emocionuar, por dhe e lumtur. Të jesh rekordmene është një nder i madh – tha Korina për gazetën “Telegraf”.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të notit për fëmijë

Dita e parë, 2 korrik

 Kategoria A

 Meshkuj

50 m shpinë        Vasil Lavdaniti (Te Stela)              33”54

200 m katërnotim             Franc Bërdaku (Teuta Suimming)       2’39”63

400 m stil i lirë   Aleksandër Ngresi (Teuta Sëimming) 4’36”20

4×100 m stil i lirë      Teuta Suimming                      4’17”56

4×50 m stil i lirë Nobis                                       1’55”14

50 m stil i lirë            Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming)     27”28

100 m bretkosë          Bianti Papinova (Nobis)         1’23”81

200 m flutur        Franc Bërdaku (Teuta Suimming)  2’37”40

4×100 m e përzier      Teuta Suimming                      5’01”62

Femra

50 m stil i lirë            Diana Basho (Tirana)                     31”20

200 m shpinë             Ana Liko (Nobis)                           3’09”92

200 m katërnotim             Anxhela Xhillari (Te Stela)            3’28”13

200 m stil i lirë   Diana Basho (Tirana)                     2’21”62

4×100 m stil i lirë      Te Stela                            5’16”19

4×50 m stil i lirë Te Stela                            2’21”56

50 m shpinë        Esli Xhoxhaj (Te Stela)          36”78

100 m bretkosë          Danja Shehi (Tradita)                    1’37”37

4×100 m e përzier      Tirana                               5’57”19

Kategoria B

Meshkuj

50 m shpinë        Kledi Kadiu (Teuta Sëimming)      38”78

200 m katërnotim             Xhoi Lavdaniti (Te Stela)       3’03”43

400 m stil i lirë   Bianti Danaj (Jon Vlorë)         5’20”80

4×100 m stil i lirë      Te Stela                            6’33”53

4×50 m stil i lirë Te Stela                            2’25”80

50 m stil i lirë            Bianti Danaj (Jon Vlorë)         30”80

100 m bretkosë          Kledi Kadiu (Teuta Sëimming)      1’33”20

200 m flutur        Jonuz Fuga (Te Stela)                    3’37”12

4×100 m e përzier      Te Stela                            6’21”28

Femra

50 m stil i lirë            Shella Naku (Vllaznia)            32”02

200 m shpinë             Najada Kollakshi (Ëillson)            3’20”54

200 m katërnotim             Alesia Daja (Te Stela)             3’24”04

200 m stil i lirë   Alesia Neziri (Tirana)             2’38”42

4×100 m stil i lirë      Te Stela                            5’52”19

4×50 m stil i lirë Te Stela                            2’34”97

50 m shpinë        Alesia Neziraj (Tirana)           37”16

100 m bretkosë          Gloria Ndoja (Te Stela)           1’37”20

100 m flutur        Ledia Allaraj (Partizani)          1’20”03

4×100 m e përzier      Te Stela                            6’39”65

Kategoria C

Meshkuj

50 m shpinë        Eneo Gjoka (Teuta)                 43”20

200 m katërnotim             Hubert Çurçia (Te Stela)         3’37”00

400 m stil i lirë   Laert Selimi (Tirana)               5’58”10

4×100 m stil i lirë      Tirana                               5’27”37

4×50 m stil i lirë Te Stela                            2’48”53

50 m stil i lirë            Eneo Gjoka (Teuta)                 35”88

100 m bretkosë          Klesti Ndoja (Te Stela)           1’48”22

4×100 e përzier          Te Stela                            7’21”50

Femra

50 m stil i lirë            Juga Selimi (Tirana)                41”54

200 m shpinë             Sonia Kapedani (Tornado)             3’04”36

200 m katërnotim             Telma Harshova (Te Stela)            4’10”53

200 m stil i lirë   Elodi Cani (Tirana)                 3’56”19

4×100 m stil i lirë      Te Stela                                   7’40”94

4×50 m stil i lirë Ëillson                              2’52”19

50 m shpinë        Sonia Kapedani (Tornado)             41”16

100 m bretkosë          Gledis Menaj (Ëillson)            1’57”15

100 m flutur        Emra Harshova (Te Stela)              1’58”10

4×100 m e përzier      Te Stela                            8’21”17

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Notit për Fëmijë

Dita e dytë, 3 korrik

Kategoria A

Meshkuj

200 m stil i lirë   Aleksandër Ngresi (Teuta Sëimming)2’09”50

100 m flutur        Franc Bërdaku (Teuta Sëimming)  1’12”57

100 m shpinë             Vasil Lavdaniti (Te Stela)              1’15”20

50 m bretkosë            Spiro Goga (Teuta)                 36”28

4×200 m stil i lirë      Teuta Sëimming                      9’26”44

200 m shpinë             Aleksandër Ngresi (Teuta Sëimming)2’32”30

100 m stil i lirë   Enis Shehu (Nobis)                 1’02”30

50 m flutur          Arbër Tusha (Tirana)              41”16

4×50 m e përzier        Nobis                                       2’13”54

Femra

100 m stil i lirë   Diana Basho (Tirana)                     1’05”94

50 m bretkosë            Danja Sheshi (Tradita)            46”20

200 m flutur        Julia Duda (Tirana)                 4’22”40

800 m stil i lirë   Anxhela Xhillari (Te Stela)           12’39”76

4×200 m stil i lirë      Te Stela                     11’27”69

200 m bretkosë   Danja Sheshi (Tradita)            3’27”90

50 m flutur          Jozefina Sterkaj (Ëillson)        47”53

200 m bretkosë   Bianti Papinova (Te Stela)             3’02”30

100 m shpinë             Ana Liko (Nobis)                    1’29”44

400 m stil i lirë   Diana Basho (Tirana)                     4’56”65

4×50 m e përzier Tirana                               2’42”90

  Kategoria B

 Meshkuj

 200 m stil i lirë   Bianti Danaj (Jon Vlorë)         2’28”06

100 m flutur        Jonuz Fuga (Te Stela)                    1’35”25

100 m shpinë             Kledi Kadiu (Teuta Sëimming)      1’26”25

50 m bretkosë            Xhoi Lavdaniti (Te Stela)       42”47

4×200 m stil i lirë      Te Stela                            11’51”50

200 m shpinë             Ared Ruçi (Te Stela)               3’30”90

100 m stil i lirë   Bianti Danaj (Jon Vlorë)         1’06”76

200 m bretkosë   Xhoi Lavdaniti (Te Stela)              3’25”31

50 m flutur          Jonuz Fuga (Te Stela)                    38”69

4×50 m e përzier        Te Stela                            2’53”13

Femra

 100 m stil i lirë   Alesia Neziri (Tirana)             1’10”75

50 m bretkosë            Najada Kollakshi (Ëillson)            47”63

200 m flutur        Korina Basho (Tirana)                   3’51”03

800 m stil i lirë   Arsinda Dervishi (Nobis)        11’46”83

4×200 m stil i lirë      Te Stela                            12’55”12

200 m bretkosë          Korina Basho (Tirana)                   3’43”38

50 m flutur          Ledia Allaraj (Partizani)          33”58

100 m shpinë             Gloria Ndoja (Te Stela)           1’31”94

400 m stil i lirë   Arsinda Dervishi (Nobis)        5’44”48

4×50 m e përzier        Te Stela                            3’00”50

Kategoria C

Meshkuj

200 m stil i lirë   Laert Selimi (Tirana)               2’59”34

100 m flutur        Hubert Çurçia (Te Stela)         1’51”63

100 m shpinë             Eneo Gjoka (Teuta)                 1’36”15

50 m bretkosë            Klesti Ndoja (Te Stela)           48”58

4×200 m stil i lirë      Te Stela                            14’43”20

200 m shpinë             Dion Daja (Te Stela)               3’57”19

100 m stil i lirë   Laert Selimi (Tirana)               1’21”50

200 m bretkosë   Klesti Ndoja (Te Stela)                  3’50”53

50 m flutur          Eneo Gjoka (Teuta)                 41”54

4×50 m e përzier        Tirana                               3’17”84

Femra

100 m stil i lirë   Sonia Kapedani (Tornado)      1’23”14

50 m bretkosë            Uendi Grillo (Uillson)            57”87

200 m bretkosë   Sonia Kapedani (Tornado)                    3’24”41

50 m flutur          Juga Selimi (Tirana)                51”97

100 m stil i lirë   Juga Selimi (Tirana)                1’53”90

4×50 m e përzier        Te Stela                            3’41”40