20 këshilla për të kuruar diabetin

443
Sigal

Kujdes! Konsumoni sasi të bollshme të proteinave bimore dhe të kryeni aktivitet fizik

Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi). Njerëzit që janë mbipeshë ose nuk kryejnë veprimtari fizike vuajnë shpesh nga ky tip diabeti. Për të frenuar komplikacionet që diabeti lë në organizëm është shumë e nevojshme shmangia e konsumit të atyre ushqimeve që kanë nivel të lartë yndyrash. Në këto kushte një dietë e mirë për personat që vuajnë nga diabeti duhet të konsistojë në konsum të sasive të bollshme të proteinave bimore, si: drithërat, patatet dhe proteinat e tjera që përmban mishi, peshku dhe veza. Një tjetër grup i rëndësishëm është dhe futja e sheqernave në organizëm, orientimi i të cilave duhet të jetë drejt atyre me bazë bimore dhe sasi më të pakta shtazore, si dhe sheqernat e shpejta që janë në përmbajtje të qumështit apo frutave. Njëkohësisht, edhe yndyrat luajnë një rol të rëndësishëm, por këto të fundit duhet të përzgjidhen me kujdes në grupin e yndyrave me bazë bimore.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf