Rikthehet “bisha” Alegri, tjetër “streap tease” ndaj Spalit

572
Masimiliano Alegri nuk është shumë i qetë këtë sezon sepse mbrojtja, që fut ujë gjithandej, e nervozon dhe ai është rikthyer që të nxjerrë “bishën” brenda tij në ndeshjen ndaj Spalit.
Trajneri i Juventusit u pa shumë i acaruar në disa momente të ndeshjes së të mërkurës në mbrëmje, aq sa në pjesën e dytë, edhe pse po kryesonte 2-1, pas golit të anuluar me të drejtë miqve, për pozicion jashtë loje, ai është tërbuar dhe ka ofruar një tjetër “streap tease”, një tjetër zhveshje nervoze, duke hedhur pallton e tij në ajër.
Një skenë e tillë e paharrueshme u regjistrua edhe vjet në transfertën ndaj Karpit, pas një gafe të Bonuçit në sekondat finale, ndërsa Juvja rrezikoi barazimin 3-3.


Sigal