Ftesa nga Prokuroria, ja çfarë vendimi ka marrë ish-ministri Saimir Tahiri

527
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Mësohet se Tahiri do të paraqitet sot në orën 14:00 në Prokurorinë për Krimet e Rënda ku do të ketë një takim me prokurorët e çështjes së tij.
Tahirit i ka mbërritur sot në banesë ftesa e cila mban firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe kërkohet në Prokurori për të dëshmuar.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish- ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë me bandën e Habilajve, anëtarët e të cilëve janë arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh, por Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.
Një ditë më parë, 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit për disa orë me radhë. Kujtojmë se ditën e parë pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj”, Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla por që nuk u realizua kurrë.
Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.
Sigal