Reali kërkon Pogban, Junaitid e jep por me një kusht…

486
Sigal

Pogba kërkon të transferohet te Reali i Madridit dhe Reali i Madridit dëshiron Pogba. Deri në këtë pikë duke sikur asgjë nuk mund ta pengojë bashkëpunimin e të dyjave palëve, por në mes është Mançester Junajtid.

‘Djajtë e Kuq’ e dinë mirë se vullneti i francezit është të largohet nga Anglia, por kanë në plan të rezistojnë deri në fund për të përmbushur kërkesat e tyre financiare. Drejtuesit e klubit kanë menduar të bllokojnë tratativën duke vendosur se do të marrin parasysh për mesfushorin oferta që kalojnë 160 milionë paund.

Junajtid po bën të pamundurën për të mbajtur Pogban në ‘Old Trafford’ pasi një shifër të tillë vështirë se ndonjë klub do ta marrë përsipër ta shpenzojë. 26-vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vite në kontratë, megjithatë klubi dhe mbi të gjitha trajneri Solskjaer do t’i duhet t’i bëjnë llogaritë me një futbollist të pakënaqur brenda organikës së skuadrës. Ndërsa këtë sezon Junajtid rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, telenovela Pogba sapo ka nisur dhe duket se do të vazhdojë përgjatë gjithë verës.