PSG dhe Manchester United në garë për brazilianin Douglas Costa

86

Paris Saint Germain është në garë me Manchester Unitedin,për sulmuesin anësor të Juventusit, Douglas Costa.

Braziliani ka hasur në vështirësi këtë vit për shkak të lëndimeve, pezullimeve dhe një aksident me makinë.

Ai ka luajtur në 24 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asist. Sipas Le10Sport për lojtarin ka interesim të madh nga Manchester United, por edhe PSG, ndërsa Juve nuk ka menduar ta shes.

Situata në kohët e fundit ka ndryshuar dhe Douglas Costa është një nga ata që mund të largohen.

Lojtari u ble nga Bayern Munich në vitin 2017 për 46 milionë euro. Ai tani mund të shitet për 30-35 milionë euro.