Prof. Dr. Mehmet Spahiu: Kapitullim për Argjentinën e Mesin, tre “shuplakat” e Kroacisë e rritin një shkallë më lart nivelin e këtij Botërori

102

Nga Agron KAJA

Në ndeshjet e djeshme, Franca arriti një fitore kualifikuese ndaj Perusë, Danimarka e mori “shtruar” me Australinë, sot pritet “luftë” në Serbi-Zvicër, ja këndvështrimi i specialistit të futbollit

Me rezultatet që u arritën në ndeshjet e ditës së tetë, u treguan vlerat e vërteta të skuadrave, që u kualifikuan apo u eliminuan?

Unë them se, Kroacia me fitoren e pastër që arriti dje ndaj Argjentinës, e rriti një shkallë më lart nivelin e këtij Kampionati Botëror. Në ndeshjet e tjera, skuadrat treguan vlerat e tyre të zakonshme, dhe rezultatet ishin reale. Franca ishte një hap më lart nga tre skuadrat e tjera.

Cila ndeshje ka qenë më e veçanta ose më e mira në ditën e tetë?

Natyrisht që Argjentinë-Kroaci 0-3. Sepse Kroacia tregoi nivel të mahnitshëm, dhe kualitetet që ka e justifikuan plotësisht fitoren. Kështu, unë mendoj se kjo skuadër do të garantojë sukses në këtë Botëror, ndërkohë që Mesi tregoi se nuk shkon më larg. E mbyll këtu.

Argjentina pësoi 3 gola, u ndëshkua me 3 kartonë të verdhë dhe bëri 3 zëvendësime, të themi se për kaq ishte dje kjo ish-Kampione e Botës në humbjen me Kroacinë?

Të gjithë janë tregues që e zhveshin Argjentinën: 3 golat që pësoi, tre kartonët e verdhë që u ndëshkua, por edhe 3 zëvendësimet që bëri, pa lënë ndonjë shenjë. Nga dje, mbetet një nga ish-Kampionet e Botës shumë larg emrit të saj.

Në tre sfidat e djeshme, cila veçohet prej jush si më e dobëta?

Më të dobëta unë nuk do t’i quaja dy ndeshjet e tjera që u luajtën dje. E thashë më sipër, se ishin ndeshje të radhës, me Francën që tregoi pak më shumë nivel. Por që gjithsesi, dje nuk kemi parë ndeshje të dobëta, sikundër kemi kaluar në sfidat e kaluara në grupet e tjerë.

Dje u formatuan edhe renditjet në Grupet C dhe D, si i mendoni ndeshjet e fundit në këto grupe?

Natyrisht që do të jenë interesante, që nga ndeshja e sotme Nigeri-Islandë. Në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, edhe pse humbi, Nigeria tregoi nivel të mirë, dhe i ka kualitetet që ta kalojë Islandën. Por, do të presim një ndeshje surprizë, sepse luajnë dy skuadra të panjohura mes tyre.

Edhe dje VAR përcaktoi një rezultat, mendoni se është ky sistem në ritmin e ndeshjeve të skuadrave?

Zyrtarisht duhet pranuar, se VAR-i e saktësoi golin e Danimarkës, por ai gjithmonë e humbet atë emocion tradicional që të jep çdo moment, i cili sinjalizohet nga arbitrat në fushë. Më mirë do të ishte që për pozicionet jashtë loje, bazë të merren vendimet e asistentëve.

Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës në Grupin E, dhe një ndeshje në Grupin D, cilat skuadra i mendoni favorite?

Mendoj se Brazili do ta kapërcejë Kosta Rikën sot, ndërkohë që një sfidë e “zjarrtë” duket ajo mes Serbisë e Zvicrës, sepse si gjithmonë, serbët dinë të politizojnë futbollin, kur i shohin kundërshtarët mbi veten. Serbia u duk më e freskët në ndeshjen e parë ndaj Kosta Rikës, por Zvicra ishte më konkrete dhe e saktë ndaj Brazilit.

Për mendimin tim, përveç asaj ndeshjeje të ditës së dytë të këtij Botërori, Portugali-Spanjë 3-3, ende nuk kemi parë ndonjë të tillë, edhe pse kjo mes Argjentinës e Kroacisë u afrua pak, sepse i kishte të gërshetuar shumë elementë në fushën e lojës

E veçantë

Futbollisti i Francës, Kilian Mbape, i cili dje shënoi golin e avantazhit ndaj Perusë, ka hyrë në historinë e kombëtares franceze. Sepse sulmuesi i PSG-së, duke qenë në moshën 19 vjeç e 183 ditë, bëhet futbollisti më i ri francez që shënon në një Botëror. Por, Mbape është edhe i pari golashënues i lindur pas Kupës së Botës 1998, i cili ka qenë një triumfi i madh i Francës.

E enjte 21 qershor 2018, ora 20:00 në stadiumin e Novgorodit, ndeshja e tretë Grupi D

ARGJENTINË-KROACI 0-3

Shënues: / Rebiç 53’, Modriç 80’, Rakitiç 90+1’

FORMACIONET

Argjentina (1-3-4-3): Kabalero; Merkado, Otamendi, Taliafiko; Salvio (Pavon 56’), Maskerano, Perez (Dibala 68’), Akuna; Mesi, Meca, Kun Aguerro (Higuain 54’). Trajner: Horge Sampaoli

Kroacia (1-4-2-3-1): Subasiç; Vrsaljko, Loven, Vida, Sriniç; Rakitiç, Broziviç; Rebiç (Kramariç 57’), Modriç, Perisiç (Perisiç 82’); Mandxhukiç. Trajner: Zllatko Daliç

Gjyqtarët: Kryesor- Rashvan Irmatov; Asistentë: Abdukhamidulo Rasulov dhe Saidov Jakhongir (Nga Uzbekistani); Asistent i katërt Norbert Hauata (Nga Tahiti)

Kartonë të verdhë: Merkado, Otamendi, Akuna/ Rebiç, Mandxhukiç, Vrsaljko

Të dhëna nga ndeshjet

Ndeshje të luajtura: 23

Gola të shënuar: 50

Me penallti: 9

Penallti të humbura: 2

Autogola: 5

Goli i parë: Grupi A

Gazinski 12’ (Rusi)

Goli në ekstrem: Grupi A

Golovin 90+5’ (Rusi)

Më shumë gola: Grupi B

Portugali-Spanjë          3-3

Më pak gola: 3 ndeshje 1-0

Kartonë të verdhë: 55

Karton i kuq: Sançez (Kol)

Lojtarë golashënues: 34

Lojtari me më shumë gola:

Ronaldo (Port) 4 gola

Skuadra më shumë gola

Rusia: 8 shënuar, 1 pësuar

Zhgënjyen në start

Gjermani, Brazil, Argjentinë

Mbape vendos rekord në histrorinë e Kombëtares së “Gjelave”

Futbollisti i Francës, Kilian Mbape, i cili dje shënoi golin e avantazhit ndaj Perusë, ka hyrë në historinë e kombëtares franceze. Sepse sulmuesi i PSG-së, duke qenë në moshën 19 vjeç e 183 ditë, bëhet futbollisti më i ri francez që shënon në një Botëror. Por, Mbape është edhe i pari golashënues i lindur pas Kupës së Botës 1998, i cili ka qenë një triumfi i madh i Francës.

FIFA nis nga gjobat, ndëshkohen Serbia dhe Meksika

Në këto ditë të ndeshjeve në grupe të Botërorit, FIFA ka marrë edhe vendime zyrtare. Dje, të parat që e kanë pësuar ishin Meksika dhe Serbia, të cilat janë gjobitur për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre. Kështu, Serbia është ndëshkuar me 10,400 dollarë, pasi tifozët e saj shpalosën një pankartë fyese dhe politike në ndeshjen ndaj Kosta Rikës. Ndërsa ekipi i Meksikës, u dënua për koret diskriminuese ndaj portierit të Gjermanisë, Manuel Nojer.

DANIMARKË-AUSTRALI 1-1

Shënues: Eriksen 7’/ Jedinak 37’ (p)

Eriksen dhe VAR vendosin rezultatin në Danimarkë-Australi

Në ndeshjen e tretë të Grupit C, Danimarka dhe Australia janë ndarë në barazim 1-1, rezultat i cili u vendos që në pjesën e parë. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Eriksen në minutën e 7-të për Danimarkën, dhe u krijua mendimi se danezët do të merrnin fitoren. Por, në minutën e 36-të, pas një goditje nga këndi, një lojtar i danez prek topin me dorë në zonë, ndërsa arbitri vijon lojën. Për këtë rast, u desh ndërhyrja e VAR pas 1 minute lojë, për të vendosur se ishte penallti. Dhe në minutën e 37-të, ishte Jedinak që e ktheu në gol topin e gjuajtur nga pika e 11 metërshit. Në pjesën e dytë, Danimarka ishte më kërkuese, por pa rezultat, por edhe Australia nuk arriti të krijojë rrezik për ta ndryshuar rezultatin. Një pikë për secilën skuadër, e cila mund të motivojë Australinë në përballjen e fundit me Perunë. Danimarka e ka ndeshje delikate atë ndaj Francës, dhe do i duhet patjetër një pikë, nëse fiton Australia me Perunë.

Sot pritet sfidë e nxehtë, trajneri i Kosta Rikës: Dua fitore me Brazilin

Dje, trajneri i Kosta Rikës, Oskar Ramirez, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka kërkuar që ti motivojë lojtarët e tij, ku sfidën me Brazilin e mendon që ta fitojë skuadra e tij. Sipas Ramires, të gjithë do të ishin dakord me një barazim, por ai kërkon më shumë se kaq, duke e vënë theksin për mënyrën se si do të ndalin Nejmar-in. “Ne kemi parë se ndaj Nejmar është luajtur në mënyrë agresive, por nuk do të bëjmë aksione jashtë rregullave. Nëse do të thosha se cili është rezultati që më kënaq, do të besoja te fitorja. E di se goditjet standarde janë një armë shumë e fortë”, kështu ka deklaruar dje trajneri i Kosta Rikës, një ditë para sfidës me Brazilin.

Dëmtimi i Nejmarit, flet trajneri Tite: Nuk ka vend për shqetësim

Për sfidën e sotme ndaj Kosta Rikës, për Brazilin nuk ka dyshime aktivizimi i Nejmar, edhe pse trajneri Tite ka deklaruar se nuk do ta rrezikojë nëse ai nuk do të jetë gati. “Unë shoh se Nejmar ka një problem në kyç, por ne ende jemi në në pritje për aktivizimin e tij. Ai ka qenë jashtë fushave për tre muaj e gjysmë, dhe ndaj Zvicrës ishte ndeshja e tij e parë 90 minuta”, kështu ka deklaruar tekniku Tite i Brazilit, kur është pyetur për aktivizimin e Nejmar. “Kjo është një shkencë dhe ne jemi të qetë me të. Duhet të luaj pesë ndeshje, që ai të jetë në një formë të plotë dhe të këtë shpejtësinë e vërtetë që e ka. Është në zhvillim e sipër dhe nuk ka vend për shqetësim”.

FRANCË-PERU 1-0

Shënues: Mbape 34’

Një Francë me luhatje, por e saktë për të menaxhuar fitoren ndaj Perusë

Në fitoren e djeshme ndaj Perusë, Kombëtarja franceze tregoi forcë e karakter në sfidën ndaj Perusë. Pjesa e parë ka prodhuar raste të shumta nga të dyja skuadrat, por me më shumë fat ishte Franca, e cila gjeti rrugën e rrjetës në minutën 34-t me anë të Mbape-s. Deri në fund, në këtë fragment të lojës, nuk u veçua ndonjë episod tjetër veç golit, duke u mbyllur në avantazhin e “Gjelave”. Ndërkohë, pjesa e dytë ishte më shumë emocionuese, dhe treguesit e një ndeshjeje futbolli bënë të veçantën, si shpejtësia në aksione, organizime të sakta dhe aksione të shpejta, por edhe përplasje nervash mes tifozëve. Peruja nga ana e saj nuk ishte inferiore në lojën e saj, dhe gjatë gjithë 90 minutave tregoi se mund të sillte surprizën, por yjet francezë e mbajtën të paprekur portën e mbrojtur nga Lloris. Me këtë humbje, Peruja e mbyll aventurën në Rusi, ndonëse ka edhe një ndeshje për të luajtur me Australinë më 26 qershor.

Gazetarët koreanë spiunojnë Meksikën, thyejnë rregullat e sigurisë

Një grup gazetarësh koreanë kanë tentuar të spiunojnë stërvitjen me dyer të mbyllura të amerikano-qendrorëve. Siguria pranë ekipit trikolor zbuloi se ata po përpiqeshin që të regjistronin stërvitjen private të skuadrës së Osorios, 15 minuta pasi përfundoi leja e FIFA-s për gazetarët. Si arritën që ta shmangnin sigurinë? Pas përfundimit të kohës së stërvitjes me dyer të hapura, ata u ulën në kafenenë përballë qendrës stërvitore.

“Kurir” dhe Daçit në një linjë: Shaqiri i lidhur me terrorizmin!

Ndeshja e sotme, e katërta në Grupin E, Serbi-Zvicër, mediatikisht po trajtohet më shumë se një sfidë futbolli. Sipas tyre, faktori shqiptar në përbërjen e Zvicrës shikohet me admirim nga shqiptarët nga të gjitha trojet, e si gjithmonë, ato kërkojnë të hedhin baltë ndaj futbollistëve shqiptarë, konkretisht për Xherdan Shaqirin. Dje, e përditshmja serbe “Kurir” shkruante se Shaqiri ka shkrepur foto me imamin Shefqet Krasniqi, që sipas tyre, ky i fundit akuzohet për terrorizëm dhe përhapje të urrejtjes fetare. Ndërsa Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç i ka hedhur benzinë këtij zjarri, më një deklaratë provokuese. “Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes. Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, ka deklaruar dje Daçiç.

GRUPI A

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ Datë 14.06.2018

Rusi-Arabia S              5-0

Ekaterinburg/ 15.06.2018

Egjipt-Uruguai            0-1

Shën Peter./ 19.06.2018

Rusi-Egjipt                  3-1

Rostov/ 20.06.2018

Uruguai-Arabia S        1-0

Samara/ 25.06.2018

Uruguai-Rusi               16:00

Volgograd/ 25.06.2018

Arabia S-Egjipt           16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Rusia            2          6

2.Uruguai        2          6

3.Egjypti         2          0

4.Arabia S       2          0

GRUPI B

NDESHJET NË GRUP

Shën Peterburg/ 15.06.2018

Marok-Iran                  0-1

Soçi/ Datë 15.06.2018

Portugali-Spanjë          3-3

Moskë/ 20.06.2018

Portugali-Marok          1-0

Kazan/ 20.06.2018

Iran-Spanjë                  0-1

Saransk/ 25.06.2018

Iran-Portugali              20:00

Kaliningrad/ 25.06.2018

Spanjë-Marok              20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Spanja          2          4

2.Portugalia     2          4

3.Irani              2          3

4.Maroku         2          0

GRUPI C

NDESHJET NË GRUP

Kazan/ Datë 16.06.2018

Francë-Australi           2-1

Saransk/ Datë 16.06.2018

Peru-Danimarkë          0-1

Samara/ Dje, 21.06.2018

Danimarkë-Australi     1-1

Ekaterin./ Dje, 21.06.2018

Francë-Peru                 1-0

Moskë/ Datë 26.06.2018

Danimarkë-Francë       16:00

Soçi/ Datë 26.06.2018

Australi-Peru               16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Franca          2          6

2.Danimarka    2          4

3.Australia       2          1

4.Peruja           2          0

GRUPI D

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ Datë 16.06.2018

Argjentinë-Islandë      1-1

Kaliningrad/ 16.06.2018

Kroaci-Nigeri              2-0

Novgorod/ Dje, 21.06.2018

Argjentinë-Kroaci       ?????

Volgograd/ Sot, 22.06.2018

Nigeri-Islandë             17:00

Shën Peterburg/ 26.06.2018

Nigeri-Argjentinë        20:00

Rostov/ 26.06.2018

Islandë-Kroaci                        20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Kroacia         2          3

2.Argjentina    2          1

3.Islanda         1          1

4.Nigeria         1          0

GRUPI E

NDESHJET NË GRUP

Samara/ Datë 17.06.2018

Kosta Rika-Serbi         0-1

Rostov/ Datë 17.06.2018

Brazil-Zvicër               1-1

Shën Petersb/ Sot,22.06.2018

Brazil-Kosta Rika       14:00

Kaliningrad/ Sot, 22.06.2018

Serbi-Zvicër                20:00

Moskë/ Datë 27.06.2018

Serbi-Brazil                 20:00

Novgorod/ Datë 27.06.2018

Zvicër-Kosta Rika       20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Serbia           1          3

2.Brazili           1          1

3.Zvicra           1          1

4.Kosta Rika   1          0

GRUPI F

NDESHJET NË GRUP

Moskë/ Datë 17.06.2018

Gjermani-Meksikë       0-1

Novgorod/ Datë 18.06.2018

Suedi-Korea Jugut      1-0

Rostov/ Nesër, 23.06.2018

Korea Jugut-Meksikë  17:00

Soçi/ Nesër, 23.06.2018

Gjermani-Suedi           20:00

Kazan/ Datë 27.06.2018

Korea Jugut-Gjermani 16:00

Ekaterinburg/ 27.06.2018

Meksikë-Suedi            16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Meksika        1          3

2.Suedia          1          3

3.Gjermania     1          0

4.Korea Jugut  1          0

 

GRUPI G

NDESHJET NË GRUP

Soçi/ Datë 18.06.2018

Belgjikë-Panama         3-0

Volgograd/ Datë 18.06.2018

Tunizi-Angli                1-2

Moskë/ Nesër, 23.06.2018

Belgjikë-Tunizi            14:00

Novgorod/ Datë 24.06.2018

Angli-Panama             14:00

Kaliningrad/ 28.06.2018

Angli-Belgjikë             20:00

Saransk/ Datë 28.06.2018

Panama-Tunizi            20:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Belgjika        1          3

2.Anglia          1          3

3.Tunizia         1          0

4.Panamaja      1          0

 

GRUPI H

NDESHJET NË GRUP

Saransk/ Datë 19.06.2018

Kolumbi-Japoni           1-2

Moskë/ Datë 19.06.2018

Poloni-Senegal            1-2

Ekaterinburg/ 24.06.2018

Japoni-Senegal            17:00

Kazan/ Datë 24.06.2018

Poloni-Kolumbi           20:00

Volgograd/ Datë 28.06.2018

Japoni-Poloni              16:00

Samara/ Datë 28.06.2018

Senegal-Kolumbi        16:00

RENDITJA

Skuadrat          Nd       P

1.Japonia         1          3

2.Senegali        1          3

3.Polonia         1          0

4.Kolumbia     1          0