Fluks i madh makinash nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia detyrohet të ngrejë traun

386
Sigal

Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet. Jo vetëm qytetarët e Kosovës, por sipas informacionit të policisë shumë shtetas edhe nga Maqedonia kaluan doganën e Morinës.

Policia kufitare është detyruar të ngrejë traun dhe të bëjë kontrolle selektive për shkak të fluksit të madh e kjo ka lehtësuar edhe qytetarët që s’kanë patur ankesa për kalimet në kufi.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pushuesve në Shqipëri e vit pas viti duke shtuar edhe numrin preferencial për t’i kaluar pushimet edhe në bregdetin jugor.