Prangosja e Vilar, Duka më pranë KE të UEFA-s

574
Ditë më parë, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, është arrestuar nga autoritetet në vendlindje për mashtrim me fondet e institucionit. Kësisoj, ai ka dhënë edhe dorëheqjen zyrtare nga posti që mbante në UEFA, ku ishte zëvendëspresident e njëkohësisht anëtar i Ekzekutivit. Kjo bën që në Ekzekutiv të mbetet një vend bosh, duke i dhënë mundësinë kreut të FSHF-së të jetë përsëri në garë për këtë pozicion .Duka nuk arriti të fitonte të drejtën e pranisë në këtë Komitet gjatë votimeve në Kongresin që u zhvillua në Helsinki, duke dalë i 9-ti në garën për 8 vende. Sipas rregullores së UEFA-s, Kongresi i radhës duhet të zgjedhë anëtarin e ri, me votim, pikërisht më 26 shkurt 2018 në Bratislavë.
Sigal