Tronditet kombëtarja e Zvicrës, Valon Behrami kërcënohet me vdekje

617
Sigal

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme, dhe për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami.

Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të “Instagramit” nga tifozët brazilian, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.
346000775-587x392-470x314
“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit. Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”. Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.