Kaçe ende në “ajër”, zërat e merkatos e çojnë te Panioniosi

496
Mesfushori korçar Ergys Kaçe, ende nuk e ka fituar besimin te drejtuesit e PAOK-ut, ndaj zërat e merkatos atë e çojnë në një skuadër tjetër të futbollit grek, pikërisht te Panioniosi. Kaçe nuk ka arritur të imponohet në skuadrën e tij, me gjithë formën e mirë gjatë fazës përgatitore, dhe kjo ka lënë vend që skuadra të tjera në Greqi të tentojnë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare. Mediat greke bëjnë me dije se së fundmi është Panionios që po kërkon Kaçen, por duke qenë se PAOK ka kërkesa të larta ekonomike për kartonin e tij, drejtuesit e Panioniosit janë duke punuar për ta huazuar atë të paktën për një sezon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e PAOK-ut për mesfushorin kuqezi.
Sigal