Policia merr masat për ndeshjen Tirana-Vllaznia, ja rrugët ku do ketë kufizime

489
Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e sotme, kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë, gjatë ditës së nesërme për mbarëvajtjen e ndeshjes Tirana-Vllaznia. Kështu, nga ora 08:00 do të ndalohet parkimi rreth stadiumit “Selman Stërmasi”.

Po kështu do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Gjik Kuqali”, dhe “Gjon Bue Shpata”. Policia njofton se kufizimet në qarkullim dhe parkim do të jenë deri në përfundim të ndeshjes.
Sigal