Zguro: E quanin të rënë Skënderbeun, tani fitojmë Kupën e Shqipërisë

220
Sigal

Vangjel Zguro ishte mes Vllaznisë dhe Skënderbeut në merkaton e janarit, por ishin korçarët që e bindën mbrojtësin e majtë. Pogradecari kërkon të fitojë trofe me bardhekuqtë dhe në rrjetet sociale u premton tifozëve që Kupën e Shqipërisë do e çojnë në Korçë të hënën.

“Erdha në janar te ky ekip me besimin se do mbijetonte në Superligë. Shumë njerëz nuk kishin besim e quanin të rënë, mirëpo unë besoja, këta çuna besonin. Bëmë një gjë madhështore, e realizuam objektivin, u bëmë ekipi më simpatik i kampionatit.

Këta çuna ia dolën, unë jam krenar që pothuajse të pamundurën e bëmë të mundur. Ndoqëm deri në fund Kupën e Shqipërisë dhe ja ku jemi sot në finale.

Tifozët e Skënderbeut, Korça, janë mësuar me trofe në këto 10 vitet e fundit. Unë ju premtoj të gjithë tifozëve korçarë, që kupa do vije në Korçë. Respekte nga Vangjel Zguro”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale. /abcnews.al