Manchester United kërkon mesfushorin e Juventusit, Aron Ramsej dëshiron të luajë në Angli

280
Sigal

Ramsej duket se po vuan futbollin Italian. Uellsiani gjatë ndeshjeve të këtij sezoni ka treguar një ngurtësi në fushë, ndryshe nga sa ndodhte në Premier League, kur vishte fanellën e Arsenalit.

Megjithatë, aventura e mesfushorit në Itali mund të zgjasë për vetëm një sezon. Kjo pasi për Ramsej ka kërkesë nga ana e Manchester United. Futbollisti mund të ndihet i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në një kampionat që e njeh mirë, ndërsa nga ana tjetër Juventusi do të lirohej nga një mesfushor që përfiton shtatë milionë euro në sezon.

Por, torinezët nuk mund të humbasin këtë rast bisedimi me anglezët dhe kërkojnë të përfshijnë në tratativë edhe Pol Pogba. Francezi është dëshira e madhe e Juventusit në këtë merkato, por çmimi i lartë i kartonit i ka stepur disi.

Por, në rast se funksionon plani të përfshirë në marrëveshje Ramsej, atëherë pjesa e parave të paguara kesh do të zbritej. Mbetet për t’u parë nëse Manchester United do ta aprovojë këtë skemë, duke ditur se drejtuesit e Djajve gjithnjë kanë këmbëngulur se nuk bëjnë skonto për Pogba.