Sigal

Manchester United pësoi dje në mbrëmje një humbje të rëndë në shifrat 3-0 ndaj Tottenham. “Djajtë e Kuq” zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, por në pjesën e dytë pësuan tre gola, duke zhgënjyer sërish fansat. Paul Pogba, një nga futbollistët kryesor të “Djajve të Kuq” ka mbetur i shtangur nga kjo disfatë, të cilën nuk ka arritur që ta kuptojë.

“Asnjë nuk e kuptoi se çfarë ndodhi. E nisëm ndeshjen shumë mirë, por në pjesën e dytë pësuam dy gola Sporti ka edhe të tilla surpriza të hidhura. Ne ishim të vendosur për ta fituar ndeshjen, luajtëm mirë në pjesën e parë, por në fund humbëm 3-0. Por duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të mos mërzitemi, por vetëm të punojmë. Ne jemi Manchester United dhe nuk heqim dorë para asgjëje.

Nuk e kuptuam këtë humbje, pasi e kishim lojën në dorën tonë dhe pësuam një gol të çuditshëm nga Kane. Edhe pse ishin në disavantazh sulmonim, por pësuam një tjetër gol. Ne krijonim raste dhe çuditërisht pësuam edhe golin e tretë. Falënderoj fansat që na mbështetën deri në fund dhe më vjen keq që i zhgënjyem”, u shpreh Pogba për mediat angleze.