Pikantet dhe të veçantat e fazës së parë të Superligës

521
Sigal

Pas 11 javëve dhe 66 ndeshjeve, “kampion i dimrit” u shpall Skënderbeu. Tirana, e fundit

Faza e Parë e Kategorisë Superiore, me 66 ndeshjet e zhvilluara, konfirmoi Skënderbeun si “kampion dimri”, ndërkohë që kemi Tiranën, klubin me më shumë trofe ne vend, 24, që tashmë e sheh veten në vendin e fundit pas 11 javëve. Nëse Skënderbeu synon titullin e katërt rresht, Tirana është një prej kandidatëve për të rënë një kategori më poshtë, pra në të Parën. Në specialen e gazetës “Telegraf” është faza e a parë e Kategorisë Superiore. Në kampionat janë zhvilluar 66 ndeshje, pra 50% e takimeve që ka kampionati i këtij sezoni me 12 skuadra dhe 132 ndeshje në total. 53 ndeshje kanë përfunduar në fitore për një skuadër. 13 prej tyre ose 20% kanë përfunduar në barazim. Ekipet vendase kanë fituar 38 ndeshje ose 57% të takimeve. Fitore të ekipeve udhëtuese janë 15 (22%). Duke i parë renditjet specifike, më shumë pikë brenda ka marrë Teuta (16), e ndjekur nga Lushnja (14) dhe Skënderbeu (13). Më pak pikë brenda kanë marrë Partizani (8), Kastrioti (6) dhe Kukësi (5). Duke i parë ndeshjet në transfertë, “kampion” është Kukësi me 10 pikë, Skënderbeu (9) dhe Partizani (9). Nga 1 pikë kanë marrë Besa dhe Lushnja, ndërsa Tirana nuk ka marrë asnjë pikë në pesë ndeshjet e saj në transfertë. Tirana, të gjitha pikët e saj (10) i ka marrë në kryeqytet. Në Superiore janë shënuar 134 gola në 66 ndeshje. Mesatarja e golit për ndeshje me gjithë takimet e fundit shkon në 2.06 gola për çdo 90 minuta. Golat e shënuar në fushën e skuadrave pritëse janë 82 me një mesatare 1.26 golash, ndërsa nga skuadrat në transfertë janë shënuar 52 gola me një mesatare prej 0.8 golash. Sulmi më i mirë është ai i Skënderbeut me 17 gola, i ndjekur nga Teuta dhe Vllaznia, të dyja me nga 16 gola. Skuadra që ka realizuar më pak është Tirana, vetëm katër gola në 11 javë, ose 0.36 gola për ndeshje, pra një sulm në krizë të plotë. Më pak gola kanë pësuar Partizani (9) dhe Skënderbeu (9), të ndekur nga Laçi (10). Më shumë gola kanë pësuar Teuta (14), Flamurtari (13) dhe Kastrioti (12). Shënuesit më të mirë të kampionatit janë Tomislav Bushiç i Vllaznisë dhe Daniel Xhafaj i Flamurtarit, të dy me nga shtatë gola.

Gjashtë stadiume të dënuara!

Gjashtë skuadra të Superligës gjatë këtij sezoni janë dënuar nga Komisioni Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ose të luajnë ndeshje pa praninë e shikuesve, ose të luajnë jashtë stadiumeve të tyre, pra në fushë asnjanëse. Kështu, janë dënuar ose zhvillimin e ndeshjeve pa shikuese (4 skuadra: Besa, Vllaznia, Skënderbeu, Laçi) ose jashtë fushe (Flamurtari, Kukësi). “Rekordin” në këtë fazë e mbajnë stadiumet e Kukësit dhe të Flamurtarit, të cilat janë ndëshkuar shumë ashpër nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi, që bëri histori në Ligën e Europës, duke qenë skuadra e vetme që kaloi tre tyre eliminatore në kompeticionet europiane, u dënua me katër ndeshje jashtë fushe, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerje përfundimtare të ndeshjes Kukësi-Vllaznia Gjyqtari kryesor u detyrua ta mbyllë lojën pa u konsumuar 90 minuta të plota. Tifozët vendës të irrituar me lojën e skuadrës kanë nisur të ofendojnë lojtarët dhe hedhin sende në fushë. Flamurtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar (goditja e presidentit të Skënderbeut, Artan Takaj) në takimin Flamurtari-Skënderbeu (java e 2-të) u dënua me 4 ndeshje jashtë fushe, e shoqëruar kjo edhe me heqjen e tri pikëve nga klasifikimi, por në fuqi mbeti rezultati i ndeshjes 2-1 për vlonjatët 17 shtator 2013). Deri tani janë dënuar me gjobë nëntë klube, ku pesë prej tyre janë nga Kategoria Superiore, përkatësisht Vllaznia (50 mijë lekë), Laçi (50 mijë lekë) dhe Tirana (dy herë nga 50 mijë lekë), Skënderbeu (50 mijë lekë) dhe Teuta (50 mijë lekë).

Statistika

Ndeshjet të luajtura: 66

Ndeshje të mbetura: 66

Fitore të ekipeve vendase: 37 (57%)

Barazime: 13 (20%)

Fitore të ekipeve udhëtuese: 15 (23%)

Gola në total: 134

Mesatarja për ndeshje: 2.06

Gola nga ekipet vendase: 82 (1.26)

Gola nga ekipet udhëtuese: 52 (0.8)

RENDITJET SPECIFIKE

Sipas pikëve në total

1 Skënderbeu    22

2 Teuta         19

3 Vllaznia      17

4 Partizani     17

5 Laçi          16

6 Kukësi        15

7 Lushnja       15

8 Bylis         14

9 Flamurtari    14

10 Kastrioti    12

11 Besa         11

12 Tirana       10

Sipas pikëve brenda

1 Teuta         16

2 Lushnja       14

3 Skënderbeu    13

4 Laçi          12

5 Bylis         11

6 Tirana        10

7 Vllaznia      10

8 Besa          10

9 Flamurtari    10

10 Partizani    8

11 Kastrioti    6

12 Kukësi       5

Sipas pikëve jashtë

1 Kukësi        10

2 Skënderbeu    9

3 Partizani     9

4 Vllaznia      7

5 Flamurtari    7

6 Kastrioti     6

7 Laçi          4

8 Teuta         4

9 Bylis         3

10 Lushnja      1

11 Besa         1

12 Tirana       0

Më shumë të shënuar

1 Skënderbeu    17

2 Vllaznia      16

3 Teuta         16

4 Flamurtari    14

5 Bylis         13

6 Kukësi        11

7 Lushnja       11

8 Partizani     10

9 Laçi          9

10 Kastrioti    8

11 Besa         8

11 Tirana       4

Më pak të shënuar

1 Partizani     9

2 Skënderbeu    9

3 Laçi          10

4 Vllaznia      11

5 Bylis         11

6 Kukësi        12

7 Lushnja       12

8 Tirana        12

9 Besa          12

10 Kastrioti    12

11 Flamurtari   13

12 Teuta        14

Armando Cungu u shkarkua nga Kukësi pas javës e 6-të, Nevild Dede nga Tirana pas javës së 8-të

 “Saga” e hidhur i bankinave

 Edhe ky sezon, ashtu si paarardhësit e tij, nuk i shpëtoi “skëmës vrasëse” të trajnerëve. Gjithsesi, duket më i kursyer me vetëm dy shkarkime: Armando Cungu nga Kukësi, i larguar pas javës së 6-të (i pasuar nga kosovari më pasaportë turje, Naxhi Shensoj( dhe Nevil Dede nga Tirana pas javës së 8-të (i pasur nga Alpin Gallo). Kukësi shkarkoi Armandon Cungun, pasui ecuria e skuadrës nuk ka qenë ajo e pritshmja. Armando Cungut dha dorëheqjen nga Kukësi pas humbjes 1-0 me Partizanin në Krujë (në javën e 6-të). Në 6 javë kampionat vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe në një situatë të tillë drejtuesit e klubit kishin kohë që ushtronin presion. Skuadra në fakt ishte e lodhur nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Lojtarët e ardhur në merkaton e verës nuk sollën asgjë tek kuksianët përkundrazi loja e tyre ra ndjeshëm. Në kushte të tillë, trajneri që hyri në histori me këtë skuadër duke shkuar deri në turin e katërt të Kupave të Europës, vendosi të dorëhiqet. Tirana shkarkoi Nevil Dede, pas humbjes “qesharake” nga rezervat e Albpetrolit në ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë.  Presidencës bardheblu i mjaftuan vetëm disa orë, për të vendosur teknikun e ri: ai është Alpin Gallo, një ish-lojtar i Tiranës (kampion 1994-1995, 1995-1996, 1996-1997, 1998-1999, 1999-2000). Alpin Gallo punonte si trajneri i Tiranës U-17. Humbja në derbin me Partizanin (1-0), i rëndoi shumë pozitat e Nevil Dedes, pavarësisht konfirmimit të presidentit të Tiranës, Ndriçim Babasi. Në përfundim të fazës së parë, Tirana e mbylli në vendin e fundit me vetëm 10 pikë nga 33 të mundshmet (hera e parë në histori), ndërsa Kukësi në vendin e gjashtë me 15 pikë, shtatë më pak se Skënderbeu i vendit të parë. Sezonin e kaluar, 36 trajnerë drejtuaan 14 skuadrat e Superligës në edicionin 2012-2013. Në këtë llogari futen trajnerët që, kanë drejtuar më shumë se një skuadër, apo teknikë që kanë drejtuar më shumë se një herë një ekip. Vetëm Skënderbeu (kampion) dhe Kukësi (nënkampion) nuk i ndryshuan trajnerët Mirel Josa dhe Armando Cungu. Klubet që mbajnë rekordin e lëvizjeve në bankinë janë Tirana dhe Laçi. Si bardheblutë dhe kurbinasit u drejtuan nga katër trajnerë, por nëse kurbinasit e mbyllën me fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë dhe një vend në Europë, bardheblutë nuk arritën të që të prisnin një biletë për në Ligën e Europës.

SEZONI 2013-2014

LËVIZJET E TRAJNERËVE

TIRANA (2)

Nevil Dede (java 1-8), Alpin Gallo (nga java 9)

KUKËSI (1)

Armando Cungu (java 1-6), Naxhi Shensoj (nga java 7)

 Fitore në tavolinë

Klubi i Kukësit, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprere përfundimtare të ndeshjes u dënua nga Komisioni i Disiplinës me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 me Vllazninë dhe me zhvillimin e katër ndeshjeve jashtë stadiumit perkatës bazuar në nenin 65.4 te KDS.

 Heqje pikësh

Flamurtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtareve të klubit kundërshtar, presidenti Takja të Skënderbeut, diskriminim të ekipit kundërshtar dhe përgjegjësi për sjelljen e spektatoreve u dënuar me zbritjen e tri pikëve nga klasifikimi dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve jashtë stadiumit të tij.

Java e humbjeve të treshes kryesuese

 Java e fundit e fazës së parë ishte e hidhur, për treshen kryesuese të Kategorisë Superiore: Skënderbeun, Teutën dhe Vllazninë. Që tri skuadrat humbën në ndeshjet e tyre në transfertë. Skënderbeu humbi 1-0 me Bylysin në Ballsh; Teuta 3-0 me Partizanin në Tiranë dhe Vllaznia 1-0 me Besën në Kavajë. Tri ekipet e tjera që humbën në javën e 11-të ishin edhe Tirana, Lushnja dhe Kastrioti, ky i fundit në shtëpi me Laçin.