Pas kualifikimit në”Euro 2016″, kombëtarja shqipëtare miqësore me Kosovën

142
Pas kualifikimit historik të Shqipërisë në finalet e eropianit kombëtarja kuq e zi do të zhvillojë një miqësore luksi me Kosovën.
Ndeshja pritet të luhet në muajin nëntor në Prishtinë ndërsa lajmi është konfirmuar nga presidenti i FSHF-së Armando Duka.
Kjo miqësore nuk do të shërbejë si një test për formacionin e De Biasit por do të jetë një përballje festive për të gjithë shqiptarët.
Sapo kuqezinjtë fituan 3-0 me Armeninë dhe siguruan një filetë historike për në Francë, Federata e Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i bënë ftesë publike Kombëtares që të udhëtonte edhe në Prishtinë.
Një tjetër ndeshje ndërmjet dy skuadrave, këtë herë në Elbasan Arena është programuar të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm, në një datë që mbetet ende për tu përcaktuar.