Operohet Gomes, Everton jep detaje

99

Andre Gomes ka kryer me sukses operacionin në këmbën e djathtë. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez, Everton.

Mesfushori portugez pësoi mbrëmë një dëmtim horror në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, duke pësuar fraktura dhe thyrje pas përplasjes me Son Heung-Min.

Në njoftimin e Everton thuhej se operimi është kryer me sukses dhe se Gomes do të nisë shumë shpejt fazën e rehabilitimit.

Evertoni konfirmon se Andre Gomes i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të pësuar në këmbën e djathtë. Andre tani do ta fillojë rikuperimin në spital para se të kthehet në palestër me stafin mjekësor të klubit,” mbyllet njoftimi i klubit nga Liverpool. 

Mbetet të shihet se sa do të jetë periudha që duhet për rikuperimin e Gomes, por gjasat janë që mesfushori ta ketë mbyllur sezonin aktual.