Vllaznia nis përgatitjet në Austri, Herald Marku i bashkohet grupit

148
Sigal

Vllaznia ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë për fazën përgatitore 2 javore. Shkodranët, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, do të marrin pjesë në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Të besuarit e Mirel Josës do të përballen me rumunët e Craiova, në dy sfida kualifikuese. Seancat stërvitore për këtë sfidë kanë nisur ditën e sotme dhe pjesë e grupit të Vllaznisë, ka qenë dhe Herald Marku, i afruar së fundmi nga skuadra e Partizanit.