Takimi “Gjithmonë Kampion” vlerëson me tituj 20 figura që bënë historinë e notit shqiptar. Ja rezultatet e plota të garave

915
Sigal

Noti kujton dhe nderon veteranët: “Gjithmonë kampion!”

Për kontributin e tyre në sportet e ujit janë vlerësuar 20 figura që bënë historinë

Gjergj Vyshka

Ata janë të gjithë Kampion. Janë mbi të gjitha modele tek të cilat notarët e sotëm duhet të mbështeten për të qenë si ata. Dhe bukuria e gjithçkaje është fakti se noti shqiptar nuk i harron veteranët e vet. Kështu ka ndodhur dhe paraditen e së shtunës, ndërsa në ambientet e “Te Stela Resort” është organizuar Takimi i Brezave me motivacionin “Gjithmonë Kampionë”. Një takim mirënjohjeje për gjithçka që ata kanë bërë për ngritjen dhe rritjen e sporteve të ujit. Sot janë me thinja dhe në moshë, por dikur pushtonin pishinat, çanin detet e liqenet në Maratonat e ndryshme. Ndaj dhe Shoqata e Veteranëve, që drejtohet nga Sadik Mema, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Notit nuk ka harruar të kujtojë të gjithë ata që kanë bërë historinë e sporteve të ujit në vendin tonë. Historia e notit tek të rinjtë, a janë veteranët modele për sportistët e sotëm apo, sa e ruajnë traditën notarët e sotëm?! Janë këto dilemat, rrjedhimisht sollën dhe pyetjet, jo vetëm për organizatorin Mema, por dhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku. E pse jo, këtë dilemë e kanë dhe ata që kanë bërë jehonë në notin shqiptar. Nuk duhet harruar se për këtë aktivitet një meritë të veçantë ka Dritan Mezini. Janë mbledhur veteranët, ka nga ata që kanë vite që nuk janë takuar me njëri-tjetrin. Kanë nga ata që nuk jetojnë më, për të cilët u mbajt dhe një minutë heshtje. Garuan, u nderuan, ndërsa i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të takohen përsëri.

Nderimi për notarët

Janë nderuar me kupa në këtë aktivitet 17 ish-notarë, Emin Lishi, Shyqyri Kërpaçi, Liljana Busho, Shpëtim Kote, Skënder Muça, Jani Kurti, Albert Mustafaraj, Petrit Guma, Myrteza Didati, Hysen Haxhija, Ilir Gjebrea, Pavllo Kisi, Enver Murriqi, Mark Shestani, Andi Kongoli, Azem Plisi dhe Tomorr Damo. Po kështu është nderuar historiani i notit sarandiot dhe i Shqipërisë, Xhorxhi Vasili. Pa harruar presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhe atë të resortit “Te Stela”, Stefan Pinguli.

Garimi

E më pas natyrshëm dhe garat në pishinë, ndërsa është konkurruar në 25 dhe 50 metra stil i lirë, 25 dhe 50 metra shpinë, 25 dhe 50 metra bretkosë dhe 25 dhe 50 metra delfin. Kampion të vërtetë, ish-sportistë që Fair-Playn e kanë në ADN-në e tyre, ndërsa i japin njëri-tjetrin dorën e fitores. Ky ishte takimi i brezave të sportistëve të notit, atje ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Pra, noti në veçanti jep shembullin më kuptimplotë të kujtesës për ata që bënë historinë e këtij sporti.

Rezultatet teknike të takimit të mirënjohjes “Gjithmonë Kampion”

MESHKUJ

25 M FLUTUR              PAVLLO LLUPO                                       18”18

25 M STIL I LIRË                   ALFREDO TROQE (55-59 VJEÇ)            16”89

25 M STIL I LIRË                   AGIM ÇIRAKU (60-64 VJEÇ)                            16”25

25 M STIL I LIRË                   PANO XHIXHO (40-44 VJEÇ)                           15”28

25 M BRETKOSË                  SKËNDER MUÇA                                     22”59

50 M FLUTUR              ANDI KONGOLI                                       32”75

50 M BRETKOSË                   AGIM MURIQI                                          32”20

50 M SHPINË               EMIN LISH          I                                               59”56

50 M STIL I LIRË                   AGIM ÇIRAKU (60-64 VJEÇ)                            37”44

50 M STIL I LIRË                   ALBERT MUSTAFARAJ (55-59 VJEÇ)   34”88

50 M STIL I LIRË                   MYRTEZA DIDATI (65-69 VJEÇ)           43”25

50 M STIL I LIRË                   ALDI GUGUSHKA (30-34 VJEÇ)            31”63

50 M STIL I LIRË                   PANO XHIXHO (40-44 VJEÇ)                           30”88

100 M KATËRNOTIM PANO XHIXHO (40-44 VJEÇ)                           1’25”84

100 M KATËRNOTIM ALBERT MUSTAFARAJ (55-59 VJEÇ)   1’25”45

100 M KATËRNOTIM MET KIKRI (60-64 VJEÇ)                        1’28”90