INTERVISTA/ Agim Çiraku: “Kupa e Teutës 2018”, një event që e lartëson notin shqiptar dhe qytetin e Durrësit

836
Sigal

Nga Agron KAJA

Flet për “Telegraf” Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, masat organizative për këtë event që do të zhvillohet në datat 8, 9 dhe 10 korrik 2018, në pishinën 50 m “Taq Dafa”

Një ditë para startit të nisjes së veprimtarisë ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018”, ju dukeni shumë i emocionuar, pse kështu?

Të them se nuk kam emocion, këtë e mbështes në faktin se kjo është një punë që ka nisur prej disa muajsh. Por, emocioni është vetëm për ditët e zhvillimit të garave, në të cilat FSHN-ja kërkon që të ketë mbarëvajtje. Tashmë notarët janë në kulmin e përgatitjeve e tyre, presim garat.

Viti 2018 duket se ka një kalendar të ngjeshur të veprimtarive të notit shqiptar, është FSHN-ja në ritmikën e organizimit të tyre?

Ky kalendar nuk mund të quhet i ngjeshur, sepse është planifikuar dhe i shtrirë për gjatë gjithë vitit 2018. Janë shumë ekipe dhe mund të shkojnë afërsisht 300 notarë, meshkuj e femra për të gjitha kategoritë e grupmoshat, që kërkon rregull e disiplinë në gara.

Në veprimtaritë e tjera noti ka vite që nuk ju ndahet rekordeve kombëtare, edhe në këtë Kupë, prisni thyerje të tyre?

Natyrisht që po, sepse në këtë veprimtari ndërkombëtare ne si FSHN, por edhe drejtuesit e ekipeve pjesëmarrëse, presim rezultate të mira dhe thyerje të rekordeve kombëtare, jo vetëm nga notarët shqiptarë. Noti po e bën traditë përmirësimin e rekordeve kombëtare, kjo është risia jonë në këtë sport.

Noti ka dalë në pishina verore, janë mbyllur përgatitjet e FSHN-së për veprimtarinë ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018”?

Sot (dje) kanë përfunduar start-listat, pasi notarët janë regjistruar të gjithë për gara. Do të ketë gara të ngjeshura, për vetë pjesëmarrjen me të gjitha moshat e kategoritë, por përvoja e deri tanishme ka treguar se drejtuesit e ekipeve dhe vetë notarët, kanë disiplinë në gara e jashtë tyre.

Duke qenë një veprimtari e përmasave më të mëdha se sa zakonisht, çfarë masash ka marrë FSHN-ja për mirë-organizimin e saj?

Masat janë të zakonshme, por të koordinuara mirë me të gjithë aktorët e dorës së dytë, si policinë, ambulancën, ndihmën e shpejtë. Edhe pjesa mediatike mendojmë se është në sinkron me punën organizative, e tashmë presim që në tri ditë, në pishinë të ketë edhe shikues durrsakë.

Si ka qenë bashkëpunimi i FSHN-së me Bashkinë e Durrësit për këtë event?

Me Bashkinë e Durrësit, çdo vit bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Janë korrektë për sa u takon, dhe këtë e kanë bërë edhe për veprimtarinë në fjalë. Ajo është donatori kryesor i aktivitetit dhe për shikuesit në gara, dhe hyrja në pishinë është falas, po nga Bashkia.

Në raport me Kampionatin Mbarëkombëtar që u zhvillua vitin e kaluar në Durrës, cili është ndryshimi te “Kupa e Teutës 2018”?

Veprimtaria e vitit të kaluar u quajt Kampionat Mbarëkombëtar, pasi garuesit ishin nga Shqipëria e Kosova, ndërsa në “Kupa e Teutës 2018”, presim notarë nga Maqedonia, por edhe nga ndonjë tjetër shtet në Ballkan. Pra, ndryshim ka vetëm emri i veprimtarisë.

Kohët në këtë veprimtari ndërkombëtare do të regjistrohen nga tabela elektronike, mendoni se kështu ritmi e cilësia e garave do të jenë në rritje?

Patjetër që po, sepse matja e kohës me tabelë elektronike eliminon shumë probleme në garat e notit. Kjo tabelë ul debatin e garuesve, sidomos në garat e shpejtësisë dhe nuk le shteg për kontestime. Por, në të tilla kushte, bateritë dhe notarët hidhe në të njëjtën kohë në garë.

Sa notarë, dhe nga sa shtete keni menduar se do të jenë garues në këtë veprimtari?

Unë e përmenda më sipër, se ne kemi pritshmëri për rreth 300 notarë, meshkuj e femra nga të gjitha kategoritë e moshat. Nëse do të jenë më shumë, kjo do të varet nga regjistrimet në limitet e fundit kohore, por që numri 300 mbetet si i fundit për këtë veprimtari.

Nga notarët shqiptarë, cilat janë pritshmëritë në këtë aktivitet ndërkombëtar?

Në këto vite që unë e drejtoj FSHN-në si President, nuk ka pasur garë kombëtare e ndërkombëtare që të mos jenë thyer rekorde kombëtare, madje edhe me kohë shumë të mira. Edhe në këtë veprimtari kjo nuk diskutohet, pasi edhe përgatitjet e tyre janë bërë me standarde.

Sa njohuri keni për nivelin e notarëve nga shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë event që e organizoni ju si FSHN?

Në takimet që kemi pasur me homologët tanë për këtë veprimtari, edhe ata do të sjellin notarë të përgatitur dhe ekipe të mirëorganizuara. Kështu që konkurrenca pritet të jetë e madhe, çka do ti bëjë edhe më interesante këto gara.

Në pozicionin e Presidentit të FSHN-së, cili është mesazhi juaj për veprimtarinë në përgjithësi, por edhe për notarët që do të garojnë?

Mesazhi im është: Hajdeni në pishinën “Taq Dafa” të kalojmë tri ditë sportive të gëzuara, jashtë politikës e problematikave të tjera në Shqipëri. Të gjithëve ju them që të merremi sa më shumë me sport, sepse nëpërmjet tij kalisim vullnetin, dëshirën për punën e dashurinë kombëtare.

Me Bashkinë e Durrësit, çdo vit bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Janë korrektë për sa u takon, dhe këtë e kanë bërë edhe për veprimtarinë në fjalë. Bashkia e Durrësit është donatori kryesor i aktivitetit dhe për shikuesit në gara, dhe hyrja në pishinë është falas, po nga Bashkia

Mesazhi im është: Hajdeni në pishinën “Taq Dafa” të kalojmë tri ditë sportive të gëzuara, jashtë politikës e problematikave të tjera në Shqipëri. Të gjithëve ju them që të merremi sa më shumë me sport, sepse nëpërmjet tij kalisim vullnetin, dëshirën për punën e dashurinë kombëtare

300 notarë

Ky është numri i notarëve që pritet të jenë në veprimtarinë ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018” që do të zhvillohet në pishinën “Taq Dafa” në qytetin e Durrësit

Ky është afati kohor i zhvillimit të veprimtarisë ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018”, në datat 8, 9 dhe 10 qershor 2018, e para e këtyre përmasave në Shqipëri

KALENDARI I GARAVE 

E premte 8 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F    Kateg.

1500 m St. Lirë M&F A-B

400 m Miks     M&F  A-B

 

E shtunë, 9 qershor 2018/ Ora 10:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m delfin      M&F   Të gjitha

200 m St. Lirë M&F   A,B,C,D

200 m Bretk.   M&F   A,B,C,D

100 m Shpinë  M&F   A,B,C,D,E

200 m Delfin   M&F   A,B,C

200 m Miks     M&F   A,B,C,D,E

50 m St. Lirë   M&F   Të gjitha

800 m St. Lirë M&F   A,B

E shtunë, 9 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Delfin     M&F   A

200 m St. Lirë M&F   A

200 m Bretk.   M&F   A

100 m Shpinë  M&F   A

200 m Delfin   M&F   A

200 m Miks     M&F   A

50 m St. Lirë   M&F   A

800 m St. Lirë M&F   A

 

E diel, 10 qershor 2018/ Ora 09:30

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A,B,C

100 m Bretk.   M&F   A,B,C,D,E

200 m Shpinë  M&F   A,B,C,D

100 m Delfin   M&F   A,B,C,D

100 m St. Lirë M&F   A,B,C,D,E

50 m Bretk.     M&F   Të gjitha

E diel, 10 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A

100 m Bretk.   M&F   A

200 m Shpinë  M&F   A

100 m Delfin   M&F   A

100 m St. Lirë M&F   A

50 m Bretk.     M&F   A

 

PROGRAMI I GARËS

Gara do të realizohet në 5 (pesë) seanca:

E premte, 08.06.2018/ Në ora 15:00 Mbledhja teknike në zyrën e pishinës; Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 gara.

E shtunë, 09.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikime; Në orën 09:30 nxemja; Në orën 10:00 Ceremonia e hapjes.

E shtunë, 09.06.2018 (Pasdite)/ Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 Gara.

E diel, 10.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikimi; Në ora 09:30 nxemja; Në ora 10:00 Gara.

E diel, 10.06.2018 (Pasdite)/ Në ora 16:00 nxemja; Në ora 17:00 Gara.

PAGESAT E GARUESVE

Për klubet nga Shqipëria, pagesat për një start janë 450 Lekë shqiptare, ndërsa për klubet ndërkombëtare, pagesat për një start janë 3.5 Euro. Kjo shumë duhet t’i paguhet organizatorit para fillimit të garës.

SHPËRBLIMET PËR FITUESIT

Fituesit e tri vendeve të para në të gjitha disiplinat dhe kategoritë, do të shpërblehen me medalje. Për kategoritë B, C, D, E dhe F, fituesit pas çdo disipline të përfunduar do të marrin medalje në pjesën e parë të programit, ndërsa për kategorinë A, medaljet do të jepen pas finaleve. Garuesit më të suksesshëm sipas kategorive m/f (që mbledhin më shumë pikë FINA në 3 disiplina), do të shpërblehen, duke u bazuar në tabelën e pikëve të FINA-s.

 

Kategoria A (F&M)

Vendi i parë    300 Euro

Vendi i dytë    200 Euro

Vendi i tretë    100 Euro

Kategoria B (F&M)

Vendi i parë    150 Euro

Vendi i dytë    100 Euro

Vendi i tretë    50 Euro

Kategoria C (F&M)

Vendi i parë    100 Euro

Kategoria D (F&M)

Vendi i parë    100 Euro

Kategoria E (F&M)

Vendi i parë    50 Euro

Kategoria F (F&M)

Vendi i parë    50 Euro 

Pishina “Taq Dafa”, impiant me përmasa olimpike

Tre vite më parë, pikërisht më 28 korrik 2015, Qeveria shqiptare akordoi një fond të veçantë për rehabilitimin e pishinës publike “Taq Dafa” në qytetin e Durrësit, një projekt ky me ndikim të gjerë publik. Pishina e re, tashmë ka një vit që është në funksion të plotë, e cila u ka shërbyer jo vetëm frekuentuesve, por edhe përmirësimit të imazhit të zonës ku është vendosur. E ndodhur pranë shëtitores “Taulantia”, dhe një sërë godinave me funksion social, edukativ e shoqëror, si Muzeu Arkeologjik, Kisha, Shkolla etj, pishina e rikonstruktuar, me ndërhyrjet që iu bënë, po shoqërohet me rigjallërimin e hapësirave përreth dhe me elemente të mobilimit urban. Kjo pishinë ofron mundësi të mira për trajnimin dhe formimin profesional të notarëve të qytetit të Durrësit, me tradita në këtë sport, por edhe atyre nga e gjithë Shqipëria.

Pas rindërtimit, Durrësi ka një pishinë verore moderne

Projekti i pishinës 50 m “Taq Dafa” në Durrës që u financua nga Ministria e Zhvillimit Urban, arriti në vlerën e 35 milionë lekëve të rinj shpenzime, dhe kaloi në në dy faza. E para ishte në ngritjen e impiantit të ri të ujit, përfshi sistemin e filtrimit të ujit, veshjen e pishinës, vendosjen e starterave, ndarjen e korsive, rindërtimin e shkallëve për shikuesit, sistemimin e territorit të brendshëm të pishinës me pllaka guri. Ndërsa në fazën e dytë, janë vendosur stolat plastikë, janë përfunduar dhomat e zhveshjes, rrethimi i jashtëm, dhe të tjera detaje që e kanë bërë këtë pishinë një impiant gjigant sportiv në Shqipëri. Kështu, Durrësi ka një pishinë verore moderne, e cila i mungonte prej 20 vitesh qytetit me traditë në sportin e notit. Në datat 8, 9 dhe 10 qershor 2018, në këtë pishinë do të zhvillohet “Kupa e Teutës 2018”.

Noti, sporti më i vjetër

Sporti i notit daton rreth 7000 vjet më parë, më dëshmitë që vijnë nga pikturat e “Epokës së Gurit’, por referencat e para të shkruara datojnë rreth 2000 vjet para Krishtit. Gjithsesi, në kuptimin e mirëfilltë sportiv ai lindi në vitin 1873, kur Xhon Artur Trudgen e përshiu atë në kompeticionet sportive. Noti u bë pjesë e Lojërave të para Moderne “Athinë 1896”, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit u themelua në vitin 1908, pra 105 vjet më parë

Historia dhe realiteti i sportit të notit

Veprimtaria ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018”, është e para në historinë 87 vjeçare të sportit të notit në Shqipëri, një event, i cili u bë realitet me këmbënguljen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe Klubin Shumësportësh “Teuta”. Që nga Kampionati i Parë që u zhvillua në vitin 1931, e deri më sot, ky sport ka zhvilluar evente Kombëtare, ku qindra notarë e notare kanë shkruar emrin e tyre me rekorde e rezultate të larta. Emrat e tyre janë të shumtë, janë të dëshiruar që në këto radhë të gjenin veten, por duke qenë se në këtë aktivitet janë të gjithë aty, të vjetër e të mëdhenj, le të themi se mbi bazat e hedhura gjatë gjithë kësaj periudhe aktive të notit shqiptar, por bëhen realitet risi të reja, si “Kupa e Teutës 2018”.