Një nga kandidatët për presidencën e FIFA-s është dhe Michel Platini

153
Francezi Michel Platini, president i UEFA-s, beri te ditur te merkuren kandidaturen e tij per ne krye te Federates Nderkombetare te Futbollit (FIFA), e perfshire nga nje skandal i madh korrupsioni.
Zgjedhjet per te zevendesuar zviceranin Joseph Blatter do te zhvillohen ne kongresin e jashtezakonshem me 26 shkurt 2016. Platini shihet si favorit kryesor ne keto zgjedhje.
Michel Platini, 60 vjeç, e zyrtarizoi vendimin e tij nepermjet nje letre derguar 209 anetareve te FIFA-s, te publikuar nga UEFA.
FIFA eshte perfshire nga kriza me rende ne historine e saj qe pas arrestimit ne Zvicer me 27 maj te shtate anetareve te komitetit ekzekutiv, tre dite pas rizgjedhjes Blatter per mandatin e 5-te. Zvicerani dha perfundimisht doreheqjen me 2 qershor.