Nga Augusto De Bartolo / Françesko Pigoni: “Skuadrën më të fortë në Shqipëri e bën kush është në pushtet”

501
Sigal

Historia e mesfushorit italian te KF Tiranës: “Jemi klub i Bashkisë dhe kemi para”

Ndoshta nuk jemi mësuar. Duke parë lojtarët shqiptarë që kërkojnë në Europë të afirmohen në skuadra shumë apo pak të njohura kjo është normale. Emigrimi drejt Gjermanisë dhe Italisë, para së gjithash, ka një logjikë për t’u arratisur nga një periferi e topit në të cilën shumë nuk japin kredite. Megjithatë, i pari që kapërceu Adriatikun në sensin e kundërt është pikërisht një italian, Bepe Dosena, i cili në vitin 2002 mori drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Xhani De Biazi është kryetrajneri i “Shqiponjave” që pozicionohen në vendin e 84-t në renditjen e FIFA-s dhe ëndërrojnë një kualifikim historik në Botërorin e vitit 2014. Tre janë lojtarë nga ky vend që militojnë në serinë A italiane: Samir Ujkani te Palermo, Lorik Cana te Lacio dhe Erjon Bogdani te Siena. Françesko Pigoni, përkundrazi, ndoqi rrugën e tij, kundër rrymës, për të firmosur një kontratë me Futboll Klub Tiranën, klubi më i famshëm i Shqipërisë. Ish-lojtar i Pro Verçelit dhe Savonës, i nxjerrë jashtë nga profesionalizmi italian, ky mbrojtës emilian 26-vjeçar vendosi të emigrojë drejt lindjes.

– Françesko, historia tënde është shumë befasues, si ndodhi që shkove në Shqipëri?

– Eh, gjithçka ndodhi shume shpejt. Pas disa viteve në Lega Pro (kategoria e tretë në Itali), nuk po gjeja dot një vend, për shkak të obligimeve që kanë skuadrat për hedhur në fushë lojtarë të rinj, dhe më pas pasi u stërvita me Banjolezen, mu ofrua kjo zgjedhje.

– Dhe e pranuat menjëherë?

– Në realitet e bëra pak me mundim, ka shumë paragjykime për Shqipërinë dhe lëvizjen e saj futbollistike, por më pas vlerësova mundësinë për të luajtur në serinë A (Kategorinë Superiore) me një klub prestigjioz, që i ka të gjitha mundësitë të luajë sezonin e ardhshëm në eliminatoret e kupave europiane. Gjithsesi, qëndrova tri ditë në provë dhe më propozuan një kontratë me një shumë të mirë parash.

 – Si po e kalon?

 – Mirë, jetoj i vetëm. Akomodimi logjistik është i shkëlqyer, por ndjej pak vështirësi me gjuhën, por kam filluar të kuptoj.

 – Dhe si është futbolli shqiptar?

 – Fizik, ka pak taktikë, luhet më shumë individualisht dhe për që jam një mbrojtës është një problem.

 – Bën pjesë në klubin më të titulluar, ku kundërshtar historik ka Partizanin, por është dhe Dinamo. Si e përjetojnë rivalitetin këto tre klube?

 – Me Partizanin ka me të vërtetë një rivalitet të madh. Pastaj kjo është lidhur me politikën e vendit. Kush është në pushtet ka më shumë para dhe mund të bëjë skuadra më të mira. Presidenti ynë është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe klubi nuk ka probleme, ai i Partizanit i ka humbur zgjedhjet dhe ata përfunduan së pari në kategorinë C (të dytën) dhe tani janë në B (Kategorinë e Parë), le të themi se unë kam qenë me fat.

 – Kur bën xhiro në Tiranë, a të njohin njerëzit?

 – Deri tani e kam njohur pak qytetin, por megjithatë ai është shumë i këndshëm. Bëj shëtitje shpesh dhe lojtarët njihen.

 – Dhe si shihen italianët?

 – Në përgjithësi mirë, pasi janë para si njerëz që sjellin para, por ndonjë dhe nuk pëlqehet. Por, besoj se kështu ndodh kudo, edh tek ne ndodh kështu me të huajt.

 – Po kampionatin italian e ndjek?

 – Po, për aq sa munden, edhe pse këtu Seria A italiane është ndjekur më shumë se aj shqiptare.

Marrë nga Sky.it