Nesër Milan-Juventus, rekordet e supersfidës. San Siro “sold out” dhe miliona telespektatorë

590
Nesër në orën 18:00 në kampionatin italian luhet një nga sfidat emblemë që ndër vite ka apasionuar miliona tifozë. Ndjeshmëria për këtë takim është e madhe edhe për dy mbështetësit e këtyre ekipeve që nesër do të tejmbushin “San Siro-n”.
“Tuttomercatoweb” raporton se kanë mbetur shumë pak bileta në dispoziocion nga 80 mijë e 18 vende të mundshme. Edhe pse ecuria e Milan nuk është ajo që pritej deri në këtë fazë të kampionatit tifozët kurrsesi nuk mund t’a braktisin në një sfidë historike siç është kjo mes këtyre dy rivalëve.

Rekord do të jetë edhe numri i sportdashësve që do ta ndjekin nga televizori. “Tuttomercatoweb” serish bën me dije se rreth 730 mln njerëz nesër në orën 18:00 do t’i kthejnë sytë nga kjo ndeshje.
Sigal